Baleti sjellë premierën e shfaqjes “Pristine Conditions” në Ditën e Evropës

5 Maj, 2019 - 5:36 pm

Baleti Kombëtar i Kosovës do të sjellë premierën e re më 9 maj në Ditën e Evropës. Për këtë premierë trupa e baletit është duke punuar me koreografin Arthur Kuggeleyn.

Premiera “Pristine Conditions”, një shfaqje bashkëkohor, e përcjellë me elemente të lëvizjeve abstrakte, do të shfaqet më 9 maj 2019 në 20:00 në BKK.

Kjo është premiera e dytë për këtë vit e realizuar nga ky institucion, dhe e treta e realizuar me holandezin Arthur Kuggeleyn./ KultPlus.com

Të ngjajshme