Bebe Rexha: Në të ardhmen ndoshta do të vendos në këngë edhe fjalë shqipe

14 Korrik, 2018 - 12:21 pm

Bebe Rexha diskuton për realizimin e një këngë në gjuhën shqipe, në emisionin “Up close and personal” të Majk Adam, shkruan KultPlus.

Shqiptaro-amerikani, Majk Adam, është personalitet i radios dhe televizionit në SHBA. Majk, në botën shqiptare u bë i njohur, pasi i kërkoi dorën Rita Orës në emisionin e tij “Up close and personal”.

Kohë më parë, pjesë e emisionit të tij ishte edhe Era Istrefi, ndërsa siç thotë Majk, Bebe Rexha dhe Dua Lipa ka kohë që janë në listën e tij të shqiptareve që dëshironte t’i ketë në emision. Kështu ditë më parë Bebe Rexha ishte pjesë e këtij emisioni.

Bebe Rexhën përgjatë bisedës që kishin rreth albumit të saj debutues, ai e pyeti edhe nëse do të bëjë edhe ndonjë këngë apo album në gjuhën shqipe.

Ajo tregoi se tashmë në këngët e saj si “Self control” ose tek “I got you” ka influencë të tingujve, daulleve, por që nuk është se e di shqipen aq rrjedhshëm sa të bëjë një këngë apo album të plotë.

“Mund të vendos tinguj apo ndoshta edhe ndonjë fjalë, por nuk besoj që do të kem ndonjë këngët të plotë pasi që nuk e flas shumë mirë. Pra edhe po edhe jo do të ishte përgjigja”, ka thënë ajo.

Këngëtarja ka diskutuar edhe si është takuar për herë të parë me Rita Orën por edhe me Dua Lipën./KultPlus.com.

Singer Bebe Rexha in the Fresh 102.7 Radio.com Theatre with Mike Adam. (Photo: Joe Cingrana/Fresh 102.7)

https://fresh1027.radio.com/blogs/mike-adam/bebe-rexha-gets-close-personal-discusses-debut-album-family-more-fans-fresh-1027

Të ngjajshme