Bienalja e Venedikut emëron jurinë ndërkombëtare për çmimet e vitit 2019

20 Prill, 2019 - 8:30 pm

Bienalja e Venedikut ka emëruar pesë anëtarët e jurisë ndërkombëtare për çmimet e vitit 2019 në kuadër të Bienalës e cila do të hapet në maj, shkruan KultPlus.

Stephanie Rosenthal, e cila do të shërbejë si presidente e jurisë, është drejtoreshë e qendrës së artit Gropius Bau në Berlin. Ajo gjithashtu shërbeu si drejtoresh artistike e Bienales së 20-të në Sydney në vitin 2016.

Defne Ayas punon si kuratore për fondacionin V-A-C në Moskë. Nga viti 2012 deri në vitin 2017, ajo drejtoi Witte de With Art- Qendrën për Art Bashkëkohor në Roterdam, si dhe kuroi pavilionin e Turqisë në Bienalen e 56-të të Venecias.

Cristiana Collu është drejtore e përgjithshme e Galerisë Kombëtare të Arte Moderne dhe Bashkëkohore në Romë. Ajo më parë ka punuar si drejtoresh e Muzeut të Artit Modern dhe Bashkëkohor të Trento dhe Rovereto në Itali.

Sunjung Kim, e cila tani është presidente e Fondacionit ”Gwangju Biennale foundatiohn” dhe qe gjithashtu ka udhëhequr qendrën e arti kontemporan në Seoul “Art Sonje Center”.

Hamza Walker, i cili pas më shumë se 20 vjetësh kurator i ekspozitave në “Chicago’s Renaissance Society”, është drejtor i LAXART,  një hapësirë ​​artistike jofitimprurëse në Los Angeles.

Kjo juria ndërkombëtare do të ndajë çmimet për “Golden Lion” për pjesëmarrësin më të mirë kombëtar, “Golden Lion” për pjesëmarrësin më të mirë në ekspozitën ndërkombëtare “May you Live in Interesting Times”, çmimin “Silver Lion” për pjesëmarrësin më të ri premtues si dhe gjithashtu do të ndajë një mirënjohje të veçantë për pjesëmarrësit kombëtar dhe maksimumi dy mirënjohje speciale për artistët në ekspozitën ndërkombëtare./ KultPlus.com

Të ngjajshme