Binjaket kosovare në Miss Intercontinental, njëra përfaqëson Kosovën e tjetra Shqipërinë

12 Janar, 2019 - 11:27 pm

Motrat binjake nga Kosova, ku njëra po përfaqëson Kosovën ndërsa tjetra Shqipërinë, do të garojnë për të njëjtën kurorë në Miss Intercontinental, e cila po mbahet në Manila, Filipine.

Në prezantimin e profileve të tyre në uebfaqen e Miss Intercontinental, mbretëreshat e bukurisë që përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë përshkruhen si “të veçantë” pasi binjaket po marrin pjesë në të njëjtën garë, transmeton Koha.net.

“Është një nder shumë i madh për mua që të përfaqësojë vendin tim Shqipërinë në Miss Intercontinental, sepse jam shumë krenare që jam shqiptare”, ka thënë Arvanita Peci, 20 vjeçe, Miss Intercontinental Albania.

“Në fakt kjo garë për mua është shumë më e veçantë pasi që motra ime binjake është gjithashtu një nga garueset në Manila. Ajo do të përfaqësojë Kosovën. Kështu që, jam shumë e lumtur dhe e ngazëllyer që do të takojë edhe vajzat tjera të bukura dhe se do të bëjë një përvojë të mahnitshme në jetën time”, shtoi ajo.

Ndërsa, Miss Intercontinental Kosovo – Arjanita Peci, tregoi se vetëm një muaj pasi ka lindur ajo në Kosovë, familja e saj e ka braktisur vendin për shkak të luftës, shkruan inquirer.

“Ishte një vit i vështirë për familjen time, sepse i duhej që të fillonte nga zeroja. Sot, ne jemi duke jetuar të kënaqur në Gjermani”, ka thënë Arjanita Peci, përcjell Koha.net.

“Unë punojë si nëpunëse gjyqësore. U ndihmojë njerëzve që të luftojnë për të drejtat e tyre. Në kohën e lirë pëlqejë të lexojë dhe të vallëzojë”, shtoi ajo.

Gjithashtu, edhe Arjanita Peci ka shprehur krenarin e saj për përfaqësimin e Kosovës në këtë garë ndërkombëtare të bukurisë.

Miss Intercontinental, e cila do të mbahet më 26 janar, është garë e bukurisë e cila sivjet shënon 47-vjetorin dhe është vendi ku disa nga femrat më të bukura dhe të talentuara nga të gjitha anët e botë do të takohen dhe do të garojnë për kurorën./ KultPlus.com

Të ngjajshme