Calvert Journal: Librat e Kadaresë, Kapllanit e Lleshanakut në listën e 100 librave të domosdoshëm

17 Shkurt, 2021 - 9:17 pm

Calvert Journal ka krijuar listën me 100 librat e domosdoshëm për t’u lexuar, në mesin e të cilëve bëjnë pjesë edhe tre autorë shqiptarë. Ismail Kadare, Gazmend Kapllani dhe Luljeta Lleshanaku, shkruan Gazeta Metro.

Përzgjedhja e këtyre librave është bërë  duke pyetur shkrimtarë, akademikë e poetë, preferencat e të cilëve kanë ndikuar përzgjedhjen e këtyre 100 librave të domosdoshëm, të cilët vijnë nga vende të ndryshme, si  nga Europa Qendrore e Lindore, Rusia dhe Azia Qendrore, e që janë të botuar në gjuhën angleze.

Tre shkrimtarët shqiptarë bëjnë pjesë në një listë bashkë me autorë si Tolstoy, Pushkin, Kundera e të tjerë të mëdhenj, dhe me një llojllojshmëri titujsh nga letërsia klasike, fiksioni, rrëfimet historike.

Librat e autorëve shqiptarë që janë përfshirë në 100-shen e domosdoshme për t’u lexuar janë: “Pallati i ëndërrave” i Kadaresë, “Ditar i shkurtër kufinjsh” i Kapllanit dhe “Hapësira negative” e Lleshanakut. / gazeta metro/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme