‘Ç’ke harruar moj Valbonë, ç’ke harruar në shtëpi?’

25 Mars, 2023 - 10:00 am

Poezi nga Tasim Gjokutaj

Sot, kur shkonim për në shkollë,
Pse u ktheve si veri?
Ç’ke harruar moj Valbonë?
Ç’ke harruar në shtëpi?

Mos vallë stilolapsin,
Mos vallë bojrat në kuti?
Ç’ke harruar, moj Valbonë,
që u ktheve si veri?

Thotë Valbona e gëzuar:
-Asnjë gje s’kisha harruar.
Po, kur ika, u nxitova,
gjyshen nuk e përqafova./KultPlus.com

Të ngjajshme