Dashuria për një k’nus

5 Maj, 2019 - 8:30 pm

Nga “Ditari i Arbër Varrit”

Në vitet e pasluftës së Dytë Botërore shit-blerja bëhej në qytetin e Pejës. Nga Gllareva e shumë katunde përreth. Karavanet e gjatë që mbartnin drithëra udhëtonin për ditë të tëra. Në Leshan, një katund afër Bistricës, të shpeshtën e herave i ka zënë ag’ i hershëm i mëngjesit. Babgjyshi Shaban i dhënë pas këndojsve (këndesave, knusit) kishte vërejtur se në këtë katund njëri kishte ndër më të mirët, dhe vendos që t’i shkëmbej tërë pasurinë e vitit për atë k’nus (këndes)! Tërë të korrat e vitit! Dhe “ballafaqimi” me pronarin ndodhi në prani të shumë bashkëvendësve (edhe nga fshatrat Rixhevë, Zabërxhë, Çabiq). Edhe përkundër insistimit te babgjyshit që ta jap tërë pasurinë vjetore për një knus, ai nuk e shkëmben dot! Pas këtij “dështimi” e kritikuan rreptë për këtë shkëmbim humbës! “Qysh bre Shaban me dha krejt pasuninë tane për një knus!?”, i kishin thënë. Ai ja kthente me dashamirësi: “Hajt unë që mu morën mend dhe isha në gjendje t’jap tan’ t’ardhnat vjetore, po qysh ai nuk ma dha knusin!?”
Katërdhjetë vjet më pas në fund të viteve 90-ta në odë të miqtë këtë rrëfim e ritregonte shumë më bukur mixha Ramadan (Ramadan Arifi i Feriz Tërdevcve)!

e. s. m.5 maj 2019 , “Kalabria” (Prishtinë)./ KultPlus.com

Të ngjajshme