12 Korrik, 2025 - 10:32 pm
Agron Gërguri
Nata e dytë e Etno Fest-it nisi me instalacionin e Malda Susurit “Të kam në mendje” përcjellur me fjalë që duhet mbajtur në mendeje: të kam, dashni, sy, bardhësi, ajër, harmoni, bimë, hije, botë, za, zog, hare, motiv, inspirim, univers… Mbi platformën e instalacionit plotë ndjesi u zhvillua debat në temën “Ndikimi i traditës në shendetin mendor” në debat morën pjesë Fadil Hysaj i cilli konstatoi se “Bërthama identitare e ruanë qenien “Vjosa Sadriu Hamiti foli për rëndësinë e gjuhës dhe Kanunit në ruajtjen e bërthamës identitare, ndërsa Klara Shehu Profesoreshë e antikës në Unversitetin e Sorbonës në Francë trajtoi aspekte psikologjike të ndikimit të riteve dhe dhe zakoneve në shëndetin tonë mendor duke e vë në spikamë dallimin midis traditës dhe zakoneve.
Aktorja Sheqerie Buqaj me një monolog ilustroi shpërthimin e dhimbjes së ndrydhur.
Sali Zogiani tregoi disa anekdota^ në temen e ngushëllimeve në rastet e mortit.
Tema e identitetit në shfaqjen “Të turpëruarit” e Altin Bashës
Artistë nga Kosova dhe Shqipëria ishin bërë bashkë në shfaqjen teatrore “Të turpëruarit”. Një avokati amerikan me origjinë pakistaneze, dhe gruan e tij, Emily, piktore e talentuar në një darke me miqë prekin temën e identitetit ndërthurur me religjionin dhe politikën që rrënojnë raportet dhe rrjedhimisht edhe identitetet.
Në njëfarë mënyre të ata turpërohen në vete dhe kjo ndjesi shkakton dramë që eksploron identitetin, kulturën dhe konfliktet në një shoqëri të diversifikuar. Mesazhi kryesor i shfaqjes është reflektimi mbi identitetin, kulturën dhe konfliktet ndërkulturore në shoqërinë e sotme amerikane referenncialisht edhe në shoqëritë tjera. Personazhet i interoretuan Adrian Morina, Blerta Syla Surroi, Aurita Agushi, Kushtrim Sheremeti dhe Endrit Ahmetaj. Kostumet dhe skenografia e Iliriana Bashës.
Tema e shfaqjes prek raporte ndërnjerëzore
Përmes historisë së personazheve si Amir Kapoor dhe gruas së tij Emily, shpalosen sfidat dhe dilemat e një shoqërie ku ndihen ndikimet e trashëgimisë kulturore ptanimi – mospranimi në procesin ndryshimeve të shoqërisë moderne ku interferimet në identitet janë të paevitueshme. Shfaqja rrezaton me një fuqi inkurajuese mbi marrëdhëniet ndërkulturore dhe thellon përvojën tonë në kontekstin e diversitetit kulturor dhe identitetit në botën moderne.
Veprën e Ayad Akhtar e kishte lexuar skenikisht përmbajtshëm regjisori Altin Basha me një regjisur spontane.
Nukleusini qenies identitar
Dilema e përshfaqjes të të kundërtës nga që përfaqësinin personazhet ishte e bukura e shfaqjes, ku pastaj zbardhen edhe marrëdhënet dashurore që tejkalojnë raportet identitare dhe bëhen trekëndësh… për pasoj prishet identiteti i dashurisë dhe vjen dhuna ndaj gruas…
Partirura skenike ku përshfaqet dilima e përkatësisë identitare e Amarit në interpretim të aktorit Adrian Morina ishte nga momentet më dramatike të shfaqjes.
Edhe aktori Endrit Ahmetaj pati poashtu një shpërthim ekspresiv që prekte majat e shqetësimit për pasigurinë identitare që lexohet si dilemë pse jo edhe dyshim se të tjerët janë kundër vetëm se ne jemi musliman. Poashtu në nivel të kërkesave të personazheve ishin edhe Blerta Syla, Aurita Agushi dhe Kushtrim Sheremeti me thyerjet emocionale, ritmin dhe intonimin shprehës komunikun fuqishëm me publikun e Etno Festit.
Përveç temës identitare drama prekte edhe disa mikrotema që plotësonin mozaikun e shtjellimit teatror: dashuria, arti dhe tradhëtia.
Shfaqja nxorri mesazhe shqetësuese që përmblidheshin tek fakti se mungesa e identitetit ka rrezik të prishë edhe familjen ku pastaj siç i ndodhë Amir Kaporit as drejtësia dhe arti nuk e gjejnë paqtimin dhe se dallimet që dalinë si bindje të ngurta identitare nuk i pajton as dashuria.
Spektatorët e duartrokitën gjatë shfaqjen që provokoj, shqyrtoj dhe dilematizoj raporte të shumfishta njerëzore në kërkim të identitetit.
Etno nejën e përmbajtësoi me këngë të bukura këngëtarja Vala Mulliqi./ KultPlus.com