Facebook pastron Kosovën nga qindra profile e faqe që mashtronin qytetarët

26 Mars, 2019 - 12:50 pm

Facebooku ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm ku njoftuar se ka fshirë disa llogari duke përshirë edhe Kosovën.

“Sot kemi fshirë 2632 faqe, grupe dhe llogari që përfshiheshin në sjellje joautentike të koordinuar në Facebook dhe Instagram. Operacionet që gjetëm ishin të lidhura me Iranin, Rusinë, Maqedoninë dhe Kosovën. Nuk kemi gjetur ndonjë lidhje mes këtij vargu aktivitetesh, por ato kanë përdorur taktika të ngjashme duke krijuar rrjete llogarish për t’i mashtruar të tjerët mbi atë se kush ishin apo çka po bënin”, është shkruar në njoftim.

Sipas njoftimot Facebook po i fshinë këto faqe dhe llogari bazuar në sjelljen e tyre, e jo në përmbajtjen që postonin.

“Në secilin rast, njerëzit pas këtij aktiviteti u koordinuan me njëri tjetrin dhe përdorën llogari të rreme për të prezantuar në mënyrë të rreme veten, dhe kjo ishte baza jonë për veprim”, thuhet në njoftim shkruan forbes./KultPlus.com

Të ngjajshme