Frutomania, brendi cilësor në sektorin e pijeve përmbyll vitin 2023 me progres të madh

11 Dhjetor, 2023 - 3:00 pm

Frutomania është një kompani me përvojë disavjeçare në prodhimin e lëngjeve të kualitetit të lartë, e cila edhe gjatë vitit 2023 ka shënuar progress të madh në disa aspekte, shkruan KultPlus.

Disa prej të arriturave të cilat kompania Frutomania ka korrur gjatë vitit 2023 janë si më poshtë:

Frutomania ka arritur të marr certifikimin KOSHER për kualitet të lëndës së parë dhe prodhimit.

Export në Izrael, si dhe të sigurojë kontratë dhe prezencë në Panairin e Shkurtit të vitit 2024 ne Izrael.

Rritje të kapacitetit për grumbullim frutash duke hapur dyert për fermer të vendit, si dhe rritjen e çmimit per blerje frutash duke stimuluar fermeret e vendit  që të punojnë dhe bashkpunojnë me kompanitë vendore.

Progresi i arritur në kompani nuk do të ishte i mundur pa punën e drejtorit Gent Krasniqi, synimi i të cilit është që në vitin 2024 të dyfishoj suksesin e arritur në vitin 2023/KultPlus.com

Të ngjajshme