Gjuha më e re në botë, e flasin vetëm 350 persona

19 Mars, 2019 - 11:30 am

Në botë fliten mbi 7 mijë gjuhë, edhe pse nuk mund të thuhet se cili është numri i saktë dhe të ndihemi të sigurtë, pasiqë ka vende të vogla të izoluara të cilat kanë zhvilluar gjuhë karakteristike për një grup të vogël njerëzish. Ndërsa si gjuha më e re konsiderohet gjuha “Light Warlpiri”, e një fshati të vogël në Australi, trasnmeton Gazeta Metro.

Kjo gjuhë, e quajtur “Light Warlpiri” (Uarlpiri e lehtë), përdoret në Lajamanu, një komunitet i vogël në krah të shkretëtirës Tanami. Fshati i izoluar ka një popullsi prej rreth 700 banorësh dhe pjesa më e madhe e tyre janë pasardhës të aborigjenëve të zhvendosur me forcë nga autoritetet australiane.

Të gjithë banorët flasin gjuhën tradicionale të ashpër “Warlpiri” dhe disa flasin kreol, një gjuhë me bazë anglishten e zhvilluar në fund të shekullit XIX.

Vetëm 350 banorë të rinj flasin ““Light Warlpiri” dhe asnjë prej tyre nuk i kalon 35 vjeç. Zbulimi u dokumentua nga profesoresha e linguistikës, Karmel O’Sheinësi. Ajo kishte nisur të punonte në një shkollë australiane, ku fëmijëve u mësohej “Warlpiri” tradicional.

Ajo vuri re se disa fëmijë bënin miksim të disa gjuhëve në biseda dhe vendosi të zbulojë pse, deri kur dokumentoi gjuhën e re e cila ka lulëzuar në vitet 1970-1980. Në gjuhën e re, foljet e fjalive rrjedhin nga anglishtja, ndërsa emrat rrjedhin nga “Warlpiri” e vjetër.

Të ngjajshme