‘Je tepër xheloze për të qenë e mirë’

11 Prill, 2019 - 9:58 pm

Rok grupi i njohur Elita 5 është një nga grupet më të preferuara në vendet shqipfolëse, i cili i rezistoj kohës, shkruan Kultplus

Sot po ju sjellim këngën e tyre “ Al capone  ”.

Ç’më shikon ashtu, si ndonjë skifter
Që zogjtë e vegjël në kthetra i merr…

Je tepër xheloze për të qenë e mirë
Prandaj më lër të qetë, kur jam duke pirë
Kur jam duke pirë…

Ti s’mund ta pushtosh aq lehtë zemrën time
Si konkuistadori Amerikën Latine
S’ ta kam vjedhur zemrën unë ty me revole
Pasi shpesh më thua se jam Al Kapone

Më dukesh si bleta që m’ushqen me mjaltë
E pastaj më djeg me therrën e zjarrtë

Këshillat e mia vashë mos i harro
Prandaj korrigjohu e mos më zemëro
E mos më zemëro…/  KultPlus.com

Të ngjajshme