займ на карту кредит банк

Kosovës i avancohet statusi në Frankofoni, bëhet anëtare e asociuar

Tetor 12, 2018 - 9:57 am

Në Samitin e 17-të të Frankofonisë, që po i zhvillon punimet në Jerevan të Armenisë, shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë kanë votuar unanimisht që Republikës së Kosovës t’i avancohet statusi i saj në këtë organizatë, nga vëzhguese në anëtare të asociuar.


Presidenti Thaçi ka thënë se ky është lajmi i mirë i radhës për Kosovën.

“Lajmi i mirë i radhës për Kosovën vjen nga Armenia. Nga vëzhguese, Kosova u bë anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre”, ka thënë Thaçi.

Në mesin e krerëve të shteteve që po marrin pjesë në këtë samit janë edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, Princi Albert II i Monakos, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe shumë liderë të tjerë të vendeve frankofone. / KultPlus.com

Të ngjajshme