Krerët shtetëror bëjnë thirrje për gjithëpërfshirje në ditën botërore të personave me aftësi të kufizuar

3 Dhjetor, 2021 - 1:30 pm

Në Ditën ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Kuvendi i Kosovës ka shpallur vitin 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara, shkruan KultPlus.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dha një mesazh të qartë rreth personave me aftësi të veçantë, duke bërë thirrje që të krijohen mundësi më të mira për ta.

“Viti i aftësisë së kufizuar le të na shërbejë si thirrje e përditshme për të bërë të pamundurën që t’u shtohet mundësi të gjithë atyre vajza dhe djemve, burra dhe gra që janë burim i pashterrshëm i enërgjisë dhe optimizmit të vazhdueshëm. Angazhimi dhe krijimi i mundësive për ta është angazhim për një të ardhme për të gjithë”, tha ajo mes tjerash.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se kanë për angazhim të përdtishëm dhe të përhershëm të punojnë më mirë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

“Ndonëse është një angazhim yni i përditshëm e i përhershëm, gjatë vitit të ardhshëm do të punojmë më shumë, e më mirë, bashkërisht, për një shoqëri me mundësi për të gjithë”, tha i pari i vendit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pohoi se një përfshirje e përgjithshme do të ngriste nivelin e Kosovës me standartet evropiane.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës do të angazohet në mënyrë permanente që ta përmirësojë kuadrin ligjor konform konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Me përfshirjen e kësaj konvente, Kosova i afrohet standarteve në raport me respektimin e të drejtave së personave me aftësi të kufizuara”, deklaroi mes tjerash Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Edhe zyrtarë të Bashkimi Evropian deklaruan se Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetje të plotë nga BE-ja për organizatat kosovare që merren me aftësitë e kufizuara për të avancuar edhe më tutje gjithëpërfshirjen dhe qasjen e këtyre personave.

Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara shënohet çdo vit në 3 dhjetor dhe ka për qëllim promovimin e një pjesëmarrjeje të plotë dhe të barabartë të personave me aftësi të kufizuara dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për përfshirjen e këtyre personave në të gjitha aspektet e shoqërisë. /KultPlus.com

Të ngjajshme