Në një vit pandemie shqiptarët kursyen 690 milionë euro

3 Korrik, 2021 - 10:30 pm

Kjo tendencë e shqiptarëve për të kyçur paratë e tyre në banka nisi që prej vitit të kaluar me përhapjen e Covid n19 si rrjedhojë e pasigurive të shtuara.

Depozitat bankare janë zgjeruar ndjeshëm gjatë majit, duke mos ndalur rritjen.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në maj totali i depozitave bankare arriti në 1.13 trilionë lekë apo rreth 9.1 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 7 miliardë lekë më shumë se kundrejt prillit të këtij viti.

Ndërsa me bazë vjetore, pra kundrejt majit të vitit të shkuar kur ishte edhe kulmi i pandemisë, kursimet janë rritur me rreth 84 miliardë lekë apo rreth 690 milionë euro më shumë, raporto TCH.

Kjo tendencë e shqiptarëve për të kyçur paratë e tyre në banka nisi që prej vitit të kaluar me përhapjen e Covid n19 si rrjedhojë e pasigurive të shtuara, teksa ndikim dha edhe zbatimi i masave kufizuese pasi vendet e huaja kufizuan lëvizjet dhe si pasojë u ul edhe mundësia e shqiptarëve për të shpenzuar.

Nga ana tjetër, kjo rritje e fortë e kursimeve është ndikuar edhe nga mungesa e investimeve, pasi shumë biznese i kanë ngrirë ato dhe nuk po kryejnë investime të reja si pasojë e goditjes që shumë sektorë morën nga pandemia.

Gjatë muajit majit depozitat bankare janë udhëhequr nga depozitat në valutë, ndryshe nga viti i kaluar kur që u dominuan nga monedha vendase, ku shtimi i tyre u ndikua si ng segmenti i individëve ashtu edhe nga korporatat e tjera jo financiare.

Ndërsa në lekë, rritja erdhi kryesisht nga kursimet e individëve kryesisht përmes depozitave pa afat, duke i bërë ato lehtësisht të tërheqshme në çdo moment./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme