Osmani: Qëndrojmë me popullin ukrainas dhe shprehim solidaritetin tonë të thellë

24 Shkurt, 2022 - 9:30 am

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, përcjell KultPlus.

Presidentja Osmani ka rikthyer fjalimin e saj të datës 17 shkurt ku ajo shprehet se populli i Kosovës solidarizohet me atë ukrainas.

KultPlus ua sjell postimin e plotë:

Lufta në Ukrainë, si rezultat i akteve te agresionit dhe sulmeve të paprovokuara të Rusisë, na e përkujton se sa e vlefshme është liria. Në ditë si kjo, kur shohim horrorin e luftës me të cilin përballet ky shtet, qëndrojmë me popullin ukrainas dhe shprehim solidaritetin tonë të thellë. Imazhet e tmerrshme nga Ukraina na përkujtojnë sërish rëndësinë e aleancave mes popujve demokratik, si e vetmja mënyrë për t’i dalë ballë hegjemonisë së Rusisë dhe të satelitëve të saj.

Prandaj, jemi në koordinim të vazhdueshëm me aleatët tanë, për të mos lejuar destabilizimin e rajonit tonë.

Hegjemonia ruse do të dështojë sërish. Liria dhe demokracia do të triumfojnë!

Nga fjalimi im më 17 shkurt./ KultPlus.com

Të ngjajshme