Përkujtohet 100-vjetori i çeljes së gazetës kombëtare “Drita”

21 Dhjetor, 2020 - 1:06 pm

Në qytetin e gurtë u përkujtua 100-vjetori i çeljes së gazetës kombëtare “Drita”, të parës gazetë në gjuhën shqipe në Gjirokastër.

Në faqet e saj botuan pena dhe personalitete, duke e shndërruar gazetën në tribunë  të mendimit atdhetar dhe intelektual.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha se “përgjatë këtij rrugëtimi njëshekullor, Gjirokastra ka spikatur me profile gazetarësh, disa prej të cilëve i vlerësuam me mirënjohje”.

Kryebashkiaku Golemi tha se “mbështesim dhe inkurajojmë median në misionin e informimit me profesionalizëm të publikut”.

Gazeta “Drita” ishte e para që u hap në Gjirokastër në gjuhën shqipe (1920-1924) me editor patriotin dhe publicistin demokrat Veli Hashorvën (1892-1975). Veli Hashorva nuk ishte i panjohur për lëvizjen patriotike e kombëtare shqiptare. Ai ishte përfaqësues i një familje të vjetër gjirokastrite të parët e të cilit kishin administruar financat e Vilajetit të Janinës. Veprimtarinë patriotike ai e kish filluar në qytetin e lindjes, në Gjirokastër si anëtar i klubit “Drita” të themeluar atje më 1908. /ata/ KultPlus.com

Të ngjajshme