“Provokacija”, titullohet emisioni i ri i Mustafa Nanos, shfaqen reagimet

2 Mars, 2018 - 10:30 am

Mustafa Nano ka nisë një emsion të ri në njërën nga mediet shqiptare, mirëpo titulli i këtij emisioni nuk është në gjuhën shqipe, por në atë serbe.

Rrahman Paçarizi ka spikatë titullin e këtij emisioni, i cili edhe ka reaguar nëpërmjet facebook.
“Mustafa Nano e paska titullu emisionin e tij “Provokacija”, do me thene i ka vene nje emer ne serbisht. Tash, qe ky eshte krejt idiot besoj e keni te qarte. Mu me ka kape nje tute tjeter – ndonje medium ne Kosove nga inferioriteti mund te mendoje se vertet keshtu duhet dhe vec kur ta shohim ndonje emision “Provokacija” edhe te na. Idiotet ju befasojne me budallalleqe. Kujdes vllazni!”, ka shkruar Rrahman Paçarizi ./KultPlus.com

Të ngjajshme