Rajmonda Balilaj, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

25 Nëntor, 2019 - 2:45 pm

KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.

Rajmonda Balilaj është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.

KultPlus, deri më  12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel. 

Rajmonda Balilaj , kryetare  e Bashkisë  Patos, Shqipëri

Mes historive të suksesit në Shqipëri, është vlerësuar historia e suksesit të Rajmonda Balilaj, Kryebashkiakes së parë femër që i është besuar për herë të parë në Shqipëri, të drejtojë një qytet për tre mandate radhazi.   

Nënë e tre fëmijëve, ekonomiste e shkëlqyer, lindur dhe rritur në Patos, Rajmonda ka ditur të ruajë ekuilibrat dhe të fitojë zemrat e të gjithëve, me, përkushtimin dhe kujdesin e trefishtë: si drejtuese, si nënë e si grua.

Modeli saj i politikbërjes i përgjigjet politikanit menaxher, administrator, lider që mbi gjithçka, duhet të frymëzojë dhe të ofrojë besim. Mes këtyre vlerave, duhet të bësh “ekonomi”, ndaj ka zgjedhur këtë profesion, ndaj i ka orientuar politikat e zhvillimit, politikat e shërbimit dhe politikat sociale drejt ekulibrave financiarë. /KultPlus.com

Të ngjajshme