Shqiptare, vjen nëpërmjet Fadil Berishës dhe Heidi Lushtakut

12 Dhjetor, 2018 - 2:26 pm

Fotografi i mirënjohur shqiptar Fadil Berisha ka realizuar një set të fotografive me modelen e njohur shqiptare Heidi Lushtaku, shkruan KultPlus.

“Woman power. Shqiptare! by Fadil Berisha”, ka shkruar Lushtaku me lansimin e fotografive, ku shihet të ketë elemente shqiptare në kostumet e modeles, të cilat tashmë po konsiderohen mjaftë të pëlqyera.

Fadil Berisha njihet per promovimin e shqiptarëve, sidomos të vajzave shqiptare, kurse Heidi Lushtaku e cila jeton në Zvicër, është imazh i shumë brendeve të njohura zvicerane, dhe jo vetëm./KultPlus.com

Të ngjajshme