Shqiptari Marko Caka do të jetë pjesë e serialit “The many Saints of Newark”

12 Prill, 2019 - 12:38 pm

Marko Caka është një ndër shqiptarët që është paraqitur në disa filma hollivudian.

Aktori këto ditë ka marrë konfirmimin se do të jetë pjesë e një filmi të produksionit Warner Brothers Pictures.

Filmi “The many Saints of Newark” flet për jetën e Toni Sopranos të ri, i cili është vazhdimin i serialit të famshëm të viteve 2000 “The Sopranos”, ku luante i ndjeri, James Gandolfini.

https://www.instagram.com/p/BrSyeTwnuPR/?utm_source=ig_web_copy_link

Shkodrani ka pohuar për Telegrafin se ndihet i privilegjuar që do të paraqitet në këtë film të regjisorit Alan Taylor.

“Ndjehem i privilegjuar që jam përzgjedhur nga i njëjti regjisor i serialeve legjendare, “The Sopranos”, “Boardwalk Empire” dhe “Games Of Thrones”, Alan Taylor në rolin anëtarit te gangsterëve italianë të New Jersey”, ka pohuar ai.

Shkodrani më tutje ka treguar se xhirimet e skenave filmike ku do të paraqitet ai do të fillojnë në muajin maj.

Ndryshe, roli i Toni Sopranos junior do te luhet nga i biri tij, Michael Gandolfini. /Telegrafi/ KultPlus.com

Të ngjajshme