Taste2 dhe X Binakaj me këngë për korrupsionin në Kosovë (VIDEO)

2 Tetor, 2018 - 7:00 pm

Këngëtari nga Prishtina, Milot Hoxha që ndryshe njihet si Taste 2, gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar më reperat e njohur të estradës kosovare si Ellinel edhe si solo artist.

Taste 2 ka lansuar videoklipin e fundit në bashkëpunim me X Binakaj, kënga titullohet 24h në jetë ku si tematikë fokusohet korrupsioni në Kosovë.

Gjatë tekstit ai ka përmendur dinamikën në Kosovës, neopotizimin ku dëshpërimi është shumë i madh, duke shprehur mllef tek udhëheqësit dhe këputja e së ardhmes tek rinia.

Taste2 gjithashtu përmes kësaj kënge mundohet të jap mesazhin një lloj ballafaqimi ku një ditë nuk do të ekzistojë askush, sidomos trendin e mbërritjes në meritat e dikujt tjetër, pasi të gjithë do të përplasen me të vërteten. /KultPlus.com

Të ngjajshme