Të lexosh si Tolstoi, libra të rekomanduar nga ai për secilën fazë të jetës

21 Tetor, 2019 - 10:07 am

Pak pas ditëlindjes së 50-të, Leo Tolstoi u zhyt në një krizë të thellë shpirtërore, ndaj vendosi të gjente kuptimin e jetës. Dhe si arrihet një gjë e tillë? Duke lexuar. Duke lexuar punët e filozofëve të njohur në të gjithë botën, duke u njohur me traditat fetare dhe duke zbuluar ngjashmëri në mënyrën e përballjes së tyre me të vërtetën e shpirtit njerëzor.

Por pavarësisht devotshmërisë në të lexuar, Tolstoi konsideroi disa libra specifikë, që patën ndikim të madh në formimin e tij. Kështu, në moshën 63-vjeçare, në një letër drejtuar një miku të tij, ai përzgjodhi një listë të tillë me libra që i kishin bërë më shumë përshtypje në jetën e tij.

Tolstoi i ndan librat që duhen lexuar në pesë faza jetësore  dhe i  rendit bazuar në cilësinë e tyre nga “shumë i mirë” në “i shkëlqyer” në “i jashtëzakonshëm”. Nga lista kuptojmë se Tolstoi i konsideron vitet e adoleshencës si më formueset.

Faza I: Fëmijëria deri në moshën 14-vjeçare

Shumë të mirë 

“Njëmijë e një net”

Poemat e Pushkinit: ”Napoleoni”

Të shkëlqyer

“Pula e vogël e zezë” – Antony Pogorelsky

Të jashtëzakonshëm

Historia e Josefit në Bibël

Përralla folklorike nga Dobrynya Nikitich, Ilya Muromets, Alyosha Popovich

Faza II: Mosha 14 vjeç – 20 vjeç

Shumë të mirë 

“Pushtimi i Meksikës” – William Prescott

“Përrallat e së mirës dhe së keqes” – Nikolai Gogol

Të shkëlqyer

“Udhëtimi sentimental” – Laurence Sterne

“Hero i kohëve tona” – Mikhail Lermontov

“Polinka Saks” – Aleksandr Druzhinin

“Frymë të vdekur”a – Nikolai Gogol

“Eugjen Onjegini” – Aleksander Pushkin

“Xhuli ose “Heloisa e re” – Jean-Jacques Rousseau

Të jashtëzakonshëm

Ungjilli i Mateut – “Predikimi në mal”

“Rrëfimet” – Jean Jacques-Rousseau

“Emil” – Jean Jacques-Rousseau

“Viy” – përralla të zgjedhura – Nikolai Gogol

“David Koperfilld” – Charles Dickens

Faza III: Mosha 25 – 30 vjeç

Shumë të mirë 

Poema – Tyutchev

Poema – Koltsov

“Iliada dhe Odise”a – Homeri

Poema – Afanasy Fet

Dialogët – Platoni

 Të shkëlqyer

“Herman dhe Dorothea” – Johann Volfgang Goethe

“Katedralja e Parisit” – Viktor Hygo

Faza IV: Mosha 35-50 vjeç

Shumë të mirë 

Novela – Henry Wood

Novela – George Eliot

Novela – Anthony Trollope
Të jashtëzakonshëm

“Të mjerët” – Viktor Hygo

Faza V: Mosha 50-63 vjeç

Shumë të mirë 

“Diskurse mbi tema fetare” –  Theodore Parker

Predikimet e Robertson

Të shkëlqyer

Libri i gjenezës

“Progresi dhe varfëria” –  Henry George

“Thelbi i kristianizmit” – Ludvig Feuerbach

Të jashtëzakonshëm

Mendime – Blaise Pascal

Epikuri –

Konfuci – Mësime

Lao-Tzu – Mësimet

Përgatiti: E. Qose nga botimeshqip / KultPlus.com

Të ngjajshme