Ujëvara e Niagarës ndriçohet për të tretin vit radhazi me ngjyrat kuqezi

29 Nëntor, 2022 - 10:36 pm

Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë i njohur në mbarë botën, u ndriçua mbrëmjen e 28 Nëntorit, për të tretin vit radhazi, me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, ndau pamjet spektakolare të Ujëvarës së Niagarës veshur kuqezi, për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, Ujëvara e Niagarës në Kanada u ndriçua kuq e zi, për të tretin vit radhazi, për nder të ditës së flamurit. Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!”, u shpreh Muça në një postim në rrjetet sociale.

Ky është viti i tretë që Ujëvara e Niagarës në Kanada ndriçohet kuqezi në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë./ atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme