Fahredin Shehu mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Slloveni

Shtator 13, 2017 - 6:55 pm

Poeti i njohur kosovar, Fahredin Shehu ka përfaqësuar shtetin e Kosovës në edicionin e 32-të të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Vilenica 2017” i cili është mbajtur në Slloveni, shkruan KultPlus.

Në këtë festival, poeti Shehu ka bërë tre prezantime në qytete të ndryshme të Sllovenisë në mesin e poeteve si Andrej Blatnik, Lidija Dimovska, Thorsten Ahrend, Dubravka Ugrshiq, Lidija Bakiq, Kerrie O’ Brien, Esther Kinski…

Shehu është prezantuar në tre okazione, me tri poezi, ‘Ana kristalinë e kohës’, ‘Atje’ dhe ‘Dragoi’.
Në natën përmbyllëse në këtë festival u bë edhe ndarja e çmimit për shkrimtarin ukrainez Yurij Andrukovich në shpellën Vilenica./ KultPlus.com

Të ngjajshme