Orkestra Simfonike e Gjakovës mban koncert madhështor

Shkruan: Blerim Valla

Gjakova dëshmon edhe njëherë tjetër se mbetet shtëpia e madhe e kulturës dhe e muzikës shqiptare. Si çdo vit edhe këtë herë Gjakovës iu rikthye Orkestra Simfonike e këtij qyteti me një koncerti festiv tradicional në prag të festave të fundvitit. Një koncert që do të mbahet mend gjatë dhe që padyshim ishte një kartolinë e bukur kulturore dhe muzikore e qytetit të Gjakovës.

Duartrokitje të gjata për interpretimin e shkëlqyer të Orkestrës së Filharmonisë së Gjakovës e karakterizuan koncertin e sotëm. Kjo orkestër dhe dy sopranot mysafire u prezantuan me sukses para publikut të Gjakovës. Formacioni prej 50 instrumentistësh nën udhëheqjen e dirigjentit Pëllumb Vula me mysafirë special dy sopranot e njohura si: Marjana Leka dhe Edonjeta Hajdari në skenën e pallatit të kulturës në Gjakovë dhuruan një natë magjike muzikore, në një nga koncertet më unike që është realizuar ndonjëherë.

Mbi 50 artistë në një skenë të bukur dhe funksionale dhe me një publik që kishte tejmbushur sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, dëshmuan edhe njëherë tjetër se arti dhe kultura në qytetin e Gjakovës i kanë rrënjët e forta dhe që aq bukur tradita e madhe muzikore e këtij qyteti do t’ju trashëgohet brezave që vijnë, me plotë sukses.

Për mbi një orë program orkestra simfonike dhe sopranot Lekaj e Hajdari sollën para adhuruesve të muzikës, një koncert madhështor, me duartrokitje të gjata që morën artistët në skenë, ritme të njohura botërore të muzikës klasike me tema të festave të fundvitit, të kompozitorëve të mëdhenj botëror nga ata klasik dhe modern si Strauss, Meyer, Bernstein, Adkins, Eepworth, Cerulli, Sheldon, Anderson, Strommen, Willliams, Norman etj.

I impresionuar nga pritja e publikut, dirigjenti Pëllumb Vula, udhëheqës i Orkestrës së Filharmonisë së Gjakovës, në fund të koncertit, ka falënderuar Komunën e Gjakovës, për mbështetjen në formimin e orkestrës, para disa viteve por edhe për këtë koncerti festiv tradicional të festave të fundvitit. duke angazhuar instrumentist, që rreth 90 përqind kanë dalur nga shkolla e mesme e muzikës “Prenk Jakova” e Gjakovës.

Kurse ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Xhefri Hovenier që ishte mysafir special, pas koncertit tha se, “është kënaqësi të jesh në këtë mbrëmje magjike të muzikës me këta artistë të talentuar dhe para një publiku artdashës të Gjakovës.“

“Ky qytet me traditë për muzikën e kulturën edhe sonte tregoi dashurinë për artin e mirëfilltë. Në këso atmosfere është kënaqësi të jesh kurdoherë mysafirë”, tha pos tjerash ambasadori Hovenier. / KultPlus.com

Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti feston 91-vjetorin e lindjes

Tinka Kurti, artistja e madhe e skenës dhe e kinemasë shqiptare feston sot përvjetorin e 91-të të lindjes.

Kurti lindi më 17 dhjetor të vitit 1932 në Sarajevë. Ajo ka lindur dhe është rritur në një familje artëdashëse pasi nëna e saj në rininë e vet ka qenë aktore kryesore në Teatrin Kombëtar të Sarajevës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Arsimin bazë 7-vjeçar ajo e mori në Sarajevo dhe kur ishte vetëm 13 vjeç familja e saj u shpërngul për në qytetin e Tiranës ku vazhdoi edhe studimet në Politeknikumin e Tiranës.

Sikurse e thotë shpesh edhe vetë Tinka Kurti, ajo rastësisht u regjistrua për të studiuar në degën e Dramës në shkollën e mesme të Dramës së asaj kohe. Shumë pak kohë pasi kishte filluar të ndiqte studimet në këtë specialitet, ajo u përjashtua nga shkolla me motivacionin  “shfaqje të prirjeve liberale”.

Ishte pikërisht regjisori Andrea Skanjeti ai që pikasi talentin e saj të jashtëzakonshëm për ta rikthyer Tinkën edhe njëherë tjetër në skenë me shfaqjen “Dasëm Shkodrane”. Pas themelimit të Teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës ajo bëhet pjesë e trupës si aktore gjysmë profesioniste dhe ishte gjithashtu ndër 10 aktorët që themeluan institucionin e qytetit të Shkodrës.

Ishte çmimi “Aktorja më e mirë e Republikës” dhe kupa e festivalit në Festivalin e parë të Teatrit Shqiptar që e ngjitën aktoren Tinka Kurti në kategorinë e aktorëve profesionistë me rolin në shfaqen “Toka Jonë” me regji të Kol Jakovës.

Gjatë karrierës së saj aktorja Tinka Kurti ka interpretuar rreth 260 role në skenën e teatrit dhe 95 role në kinematografi.

Në 1994 ajo hyri në Enciklopedinë e Institutit Biografik Amerikan si një nga 5,000 gratë më të shquara në botë dhe madje më 17 Dhjetor 2007 ajo u ftua në Uashington (SHBA) për të vendosur një pllakë mermeri me emrin e saj në këtë Institut.

Roli i saj më i fundit do të ishte në kinematografi në filmin “Bota” (2014).

Tinka për karrierën e saj artistike është vlerësuar me Çmime dhe Tituj të tjerë si  Artiste e Merituar & Artiste e Popullit 1961, me urdhërin “Grand Master” i akorduar nga Presidenti i Republikës për veprimtarinë e saj artistike. /KultPlus.com

Ky është vendi që ndalon duhanin kur në makinë ka fëmijë

Pse vetëm në lokale? Nëse ka një vend që është super i mbyllur dhe ambient shumë i vogël, ajo është makina.

Me këtë logjikë, Delaware bëhet i pari shtet që e konsideron të paligjshëm pirjen e duhanit në një automjet kur brenda tij ka fëmijë nën 16 vjeç. Nuk është vetëm çështje shëndeti dhe pasojash afatgjata. Duhanpirja në makinë mund të bëhet rrezik për automjetin, por njëherësh bezdis edhe ata që i zë makina.

Guvernatori John Carney nënshkroi këtë projektligj të ri për ndalimin e duhanit, ndikuar nga advokimi i nxënësve në Wilbur, në një shkollë fillore.

Kujdes! Nuk ka justifikime.

Ligji do të zbatohet edhe nëse xhamat e makinës janë hapur.

Policia rrugore është ajo që do të vendosë gjobat në këtë rast. / KultPlus.com

Sot promovohet libri “50 të dielat e Prishtinës” në KultPlus Caffe Gallery

Sot do të promovohet libri me poezi  i autorit Bajram Lani, me titull “50 të dielat e Prishtinës”, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, shkruan KultPlus.

Copëzat e Prishtinës të mbledhura si një mozaik, vijnë në një përmbledhje me poezi nën titullin “50 të dielat e Prishtinës”.

Autori Bajram Lani, gazetar dhe redaktor në RTK-Radio Kosova, ka zgjedhur që të dielën e 51-të ta bëjë promovimin e librit me 50 të dielat e tij, që janë të diela dhe përditshmëri e secilit që jeton dhe punon në kryeqytet.

Pesëdhjetë poezitë me titull të njëjtë, janë shkruar të dielave në mëngjes, në kohën kur secili teksa pi kafe për t’u kthjellur nga gjumi, e kthjell edhe mendjen dhe më lehtësisht i sheh të metat dhe përparësitë, shprehitë dhe dukuritë, të bukurën dhe të shëmtuarën që e karakterizon kryeqendrën e Kosovës. 

Andaj edhe libri “50 të dielat e Prishtinës”, promovohet të dielën (sot) në orën 12:00 në KultPlus Caffe Gallery, në vendin që i jep zë artit të shkruar dhe fytyrë artit pamor. Në vendin, i cili ju fton që ta ndani një pjesë nga e diela juaj për t’ia kushtuar “50 të dielave të Prishtinës”.

Mirë se vini! / KultPlus.com

107 vjet nga lindja e poetit Esad Mekuli

Esad Mekuli lindi ne Plavë më 17 dhjetor të vitit 1916. Ishte poet dhe përkthyes shqiptar. Më 1949 themeloi revistën letrare “Jeta e re”, kryeredaktor i së cilës ishte deri më 1971. Ai kreu doktoraturën në Beograd më 1959, shkruan KultPlus.com

Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq “Gllavinjaqa”, prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941.

Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare.

Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Esad Mekuli vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993./ KultPlus.com

Përshpejtohet ndalimi i iPhone-ve në Kinë

Në Kinë ka filluar një proces gjithëpërfshirës i ndalimit të përdorimit të pajisjeve nga kompania amerikane Apple.

Shumë agjenci kineze dhe kompani të mbështetura nga shteti kinez i kanë kërkuar stafit të tyre që të mos sjellë në punë iPhone dhe pajisje të tjera të huaja të Apple (AAPL.O).

E njëjta gjë është duke ndodhur në të gjithë vendin, duke përshpejtuar kështu ndalimin e përdorimit të celularëve iPhone apo pajisjeve të tjera të Apple./alsatm/KultPlus.com

Messenger lanson veçorinë e shumëkërkuar për mesazhet

Messenger ka lansuar veçorinë për editimin e mesazheve të dërguara, diçka e ngjashme e parë edhe në WhatsApp.

Për ta bërë këtë, mbani shtypur mesazhin që do të ndryshoni dhe pastaj klikoni tek opsioni “edit”.

Ju keni kohë deri në 15 minuta për ta ndryshuar një mesazh.

Sipas veçorisë ju do të jeni në gjendje të modifikoni një mesazh të caktuar edhe pasi bashkëbiseduesi i juaj t’ju ketë kthyer përgjigjen./alsatm/KultPlus.com

Edicioni i 7-të i Balkan Film Market ka zbarkuar në Tiranë nga data 13 deri më 17 dhjetor.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj thekson se ky edicion mbledh së bashku profesionistë të fushës audio-vizuale nga vendet e Ballkanit dhe nga e gjithë Europa, duke mundësuar shkëmbimin e ideve, nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimeve dhe duke inkurajuar prodhime të reja filmike.

Nga 13 dhjetori, po zhvillohen një seri panelesh, që synojnë jo vetëm të hedhin dritë mbi situatën e kinematografisë kontemporane ballkanike, por edhe të japin zgjidhje e të inkurajojnë një hop madhor në bashkëprodhime rajonale, edhe me ato evropiane.

Të gjitha aktivitete po mbahen në ambientet e Piramidës, ku aspirantët për të nisur punën për filmin e tyre të parë, të përzgjedhur paraprakisht në bazë të aplikimeve të realizuara përgjatë dy muajve të fundit, po punojnë individualisht me mentorë të huaj për të zhvilluar skenarin me të cilin përfaqësohen.

Po ashtu ky edicion i shtatë ka si synim krijimin e urave komunikuese mes industrive kinematografike.

Edicioni i 7-të i Balkan Film Market ka zbarkuar në Tiranë nga data 13 deri më 17 dhjetor.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj thekson se ky edicion mbledh së bashku profesionistë të fushës audio-vizuale nga vendet e Ballkanit dhe nga e gjithë Europa, duke mundësuar shkëmbimin e ideve, nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimeve dhe duke inkurajuar prodhime të reja filmike.

Nga 13 dhjetori, po zhvillohen një seri panelesh, që synojnë jo vetëm të hedhin dritë mbi situatën e kinematografisë kontemporane ballkanike, por edhe të japin zgjidhje e të inkurajojnë një hop madhor në bashkëprodhime rajonale, edhe me ato evropiane.

Të gjitha aktivitete po mbahen në ambientet e Piramidës, ku aspirantët për të nisur punën për filmin e tyre të parë, të përzgjedhur paraprakisht në bazë të aplikimeve të realizuara përgjatë dy muajve të fundit, po punojnë individualisht me mentorë të huaj për të zhvilluar skenarin me të cilin përfaqësohen.

Po ashtu ky edicion i shtatë ka si synim krijimin e urave komunikuese mes industrive kinematografike./atsh/KultPlus.com

Instituti Albanologjik me botim të ri

Është botuar libri më i ri nga prof. dr. Naser Ferri “Gjetjet e reja epigrafike dhe numizmatike të zbuluara dhe të publikuara në Kosovë mes viteve 1980 dhe 2020”.

Recensentë të librit janë, akademik Marin Zaninoviq nga Zagrebi dhe akademik Mithad Kozliçiq nga Zara, ndërsa botues është Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Ky libër dhe pesë veprat e fundit të profesor Ferrit janë rezultat i arsimimit të tij ne Universitetin e Zagrebit.

Letër dashurie nga Beethoveni: Mendimet e mia janë vetëm për ty, dashuria ime e përjetshme

Letra e mëposhtme është një nga tri letrat që u gjend në një sirtar të Ludwig van Beethovenit pas vdekjes së tij. Kjo letër nuk u dërgua kurrë dhe identiteti i gruas me të cilën kompozitori kishte rënë në dashuri mbetet ende sot i panjohur.

Letrën e përktheu Elona Caslli.

“7 korrik 1812
Në shtrat mendimet e mia janë vetëm për ty, dashuria ime e përjetshme; herë të lumtur, herë të trishtuar, në pritje që fati ta plotësojë dëshirën tonë . Mund të jetoj veçse me ty, me askënd tjetër… Po, kam vendosur të iki larg derisa të mundem të fluturoj në krahët e tu dhe të ndihem mirë pranë teje. Ta lë shpirtin tim, që mbështillet nga qenia jote, të hyjë në mbretërinë e shpirtrave. Kështu duhet të ndodhë… do të bindesh kur të njohësh besnikërinë time . Asnjë grua tjetër nuk mund ta pushtojë zemrën time, kurrë, kurrë, kurrë…

O Zot, pse duhet të më largosh nga një dashuri kaq e madhe? Jeta ime në Vjenë tani është e mjerë… Dashuria jote më ka bërë njeriun më të lumtur dhe më fatkeq në botë. Në moshën time, njeriu duhet të ketë një jetë monotone dhe të qetë, por a mund ta arrij këtë në gjendjen që jemi ne të dy?

Engjëlli im, tani sapo më thanë që posta punon çdo ditë dhe po e mbyll këtu që kjo letër të mbërrijë tek ty sa më shpejt…

Rri e qetë… Vetëm nëse arrijmë ta shohim kthjellët ekzistencën tonë mund t’ia dalim mbanë të jetojmë bashkë; rri e qetë; dashuromë në të tashmen; dashuromë në të shkuarën; sa nostalgji… sa dhembje për ty… për ty jeta ime… gjithçkaja ime…. lamtumirë… të lutem dashuromë dhe mos dysho kurrë tek zemra e të dashurit tënd besnik.

L.
Përjetësisht i yti.
Përjetësisht e imja.
Përjetësisht ne.”
 / KultPlus.com

253 vjet nga lindja e Beethovenit, kompozitorit të pavdekshëm

253 vjet nga lindja e Beethovenit, kompozitorit të pavdekshëm.

Veprat e tij më të njohura janë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë.

Beethoven shkoi në Vjenë në 1792; studioi për muzikë, dhe shpejt fitoi reputacion si pianist virtuoz. Në Boston, më 1947, Fan Noli botoi monografinë “Beethoven and the French Revolution” duke mbrojtur argumentin se Revolucioni Francez dhe idetë republikane patën ndikim të thellë në muzikën e Beethovenit.

Noli, i njohur si republikan dhe anti-monarkist, thotë se kompozimet më të dobta të Beethovenit janë ato të krijuara në Vjenë gjatë periudhës perandorake, kur kompozonte me kontratë për princër e perandorë, thjesht për para.

Biografët thonë se Beethoveni ishte tërhequr nga idealet e Iluminizmit. Në vitin 1804, kur ambiciet perandorake të Napoleonit u bënë të qarta, Beethoven i fshiu fjalët e përkushtimit për Bonapartin nga simfonia e tretë; më vonë ai ndryshoi edhe titullin (Sinfonia heroike për të festuar kujtimin e një njeriu të madh), dhe ia ripërkushtoi atë mbrojtësit të tij, Princit Jozef Franz von Lobkoëitz, në pallatin e të cilit simfonia e tretë u interpretua për herë të pare.

Beethoven jetoi në Vjenë deri në vdekje (1827). Në dekadën e fundit të jetës ai u bë thuajse krejtësisht i shurdhër; u tërhoq nga jeta publike, por vazhdoi të kompozonte. Kritikët thonë se shumë nga veprat e tij më të admiruara vijnë pikërisht nga kjo periudhë nën ndikimin perandorak. /KultPlus.com

Red Moons, Guts and Diamonds: Ja cilët janë albumet më të mira të vitit 2023

Viti 2023 ka pasur zgjedhje fantastike kur bëhet fjalë për prodhimin e muzikës.

Pavarësisht nëse është ringjallja e vazhdueshme e shpirtit, një ton pop magjepsës, shpërthimi i Afrobeats dhe një copëz shkëmbi i çuditshëm, viti ka qenë i gjallë në të gjitha llojet e mënyrave zanore.

Ekipi i Euronews Culture ka bërë disa zgjedhje të vështira dhe ka renditur botimet e tyre të preferuara të vitit 2023, transmeton Klankosova.tv.

King Krule – Space Heavy

“Space Heavy” me humor, por thellësisht bindës, shënon përpjekjen e katërt muzikore nga artisti i lindur në Londër Archy Marshall, i njohur më mirë si Mbreti Krule. Këtu, estetika dalluese e “djalit të trishtuar” të indie rock-ut të Marshall, e karakterizuar nga vokali i tij fantastik dhe tonet e pastra të kitarës, mbetet një konstante, por tani e gjen veten të zhytur në një ngrohtësi dhe optimizëm të sapogjetur.

Kali Uchis – Red Moon in Venus

Projekti paraqet një përzierje të pasur të R&B-së së harlisur, lundruese dhe këngëve të nxehta neo-soul të mbushura me latinisht, secila duke eksploruar aspekte të ndryshme të dashurisë. Me vokalin dhe tekstet e saj magjepsëse të përcjella në spanjisht dhe anglisht, këngëtarja kolumbiano-amerikane krijon pa mundim një atmosferë ëndrrash të mbushur me energji hyjnore femërore.

Kelela – Raven

Pas një ndërprerjeje gati pesëvjeçare që nga albumi i saj debutues ‘Take Me Apart’, kantautorja amerikane Kelela u rikthye në vitin 2023 me ‘Raven’, një rekord kërcimi ambiental që të kthen në skenën e klubeve të viteve ’90.

Yussef Dayes – Black Classical Music

Pas më shumë se një dekade në biznesin e muzikës, një nga bateristët më të mëdhenj të Londrës, Yussef Dayes, publikoi projektin e tij të parë solo, ‘Black Classical Music’, në fillim të këtij viti – dhe ky është një triumf tingëllues. I njohur më parë si gjysma e dyshes dinamike të xhaz-funk-ut Yussef Kamaal dhe i festuar për përpjekjet e tij bashkëpunuese me Tom Misch në këngën e mirënjohur ‘What Kinda Music’ në vitin 2020, Dayes është një mrekulli e baterive.

Young Fathers – Heavy Heavy

Albumi i katërt nga grupi i artit skocez “Young Fathers” është një përparim i natyrshëm nga debutimi i tyre fitues i çmimit Mercury “Dead” dhe i shquar “Cocoa Sugar”, me një ndjenjë shtazore urgjence në këngët e tij. Çiftet kryesore të këngës “I Saw” brohoritën antagonizma nga këngëtari Kayus Bankole me këngët më të këndshme të Alloysious Massaquoi pasi të dyja i shtojnë përzierjes goditje. Anëtari i tretë Graham ‘G’ Hastings ofron një sfond koral shpërthyes për kaosin e menaxhuar.

Paramore – This Is Why

Ndërsa riffet e tronditura dhe të prekura nga ankthi mbeten një thelb thelbësor i ofertave të Paramore përmes këngëve si “The News” dhe “You First”, të tjerat paraqesin një thelb më të butë dhe të pjekur, si fryrja qetësuese e harmonive në “Liar”.

RAYE – My 21st Century Blues

‘My 21st Century Blues’ qëndron si një testament i talentit të pamohueshëm të RAYE si këngëtare dhe autore këngësh. Albumi thyen me guxim kufijtë e zhanrit dhe gërmon sinqerisht në disa nga përvojat e saj më të cenueshme të jetës.

Anohni and the Johnsons – My Back Was a Bridge for You to Cross

Duke u rikthyer në kolektivin muzikor Johnsons për albumin e parë që nga albumi i saj solo protestues mahnitës “Hopelessness” në 2015, Anohni ka hyrë në një fazë të re të vitriolit shpirtëror. Nga kënga hapëse “It Must Change” përmes këngëve si “Scapegoat”, ndryshimi i lumtur melodik i grupit është një sfond festiv për tërbimin mbi temat nga kriza klimatike te të drejtat e transit, transmeton Klankosova.tv.

Mr Eazi – The Evil Genius

Pavarësisht se është transmetuar tashmë mbi 1.5 miliardë herë, pjesërisht falë një sërë bashkëpunimesh me Beyonce, Bad Bunny dhe Burna Boy, albumi shënon debutimin e plotë të artistit me origjinë nigeriane. Me pak fjalë, është një koleksion i gjallë, kreativ dhe plotësisht freskues prej 16 këngësh që futen në gëzimet, sfidat dhe kaosin e rastësishëm të lundrimit të famës, suksesit dhe marrëdhënieve.

The Lemon Twigs – Everything Harmony

Dritat që errësohen në një pistë vallëzimi të dekoruar me konfeti; takimi i syve me një të huaj; ecja në shtëpi pas një realizimi madhështor; Montazhet e dashurisë – këto janë disa nga gjërat që do t’ju bëjë të mendoni nëse dëgjoni albumin e katërt në studio të “The Lemon Twigs”. Trishtimi me frymë dielli i këngëve të vëllezërve Brian dhe Michael D’Addario ëmbëlson çdo gjendje shpirtërore, duke lulëzuar me zbehjen e hershme të viteve ’70.

Olivia Rodrigo – GUTS

Albumi debutues i Olivia Rodrigo ‘SOUR’, i lëshuar në vitin 2021, pushtoi botën, duke marrë miliarda transmetime, tre çmime Grammy dhe duke e bërë ish-yllin e Disney-t një ikonë të menjëhershme të muzikës Gen Z. Dy vjet më vonë dhe përballë një mali pritshmërie, albumi vijues i 20-vjeçares, ‘GUTS’, jo vetëm që mbështet formulën fituese të ‘SOUR’ – e karakterizuar nga pop-roku adoleshenteje të acaruar, i frymëzuar nga fillimi i viteve 2000 – por nxit atë në lartësitë triumfuese.

 boygenius – the record

Supergrupi dha një odë problematike dhe tejet intime për bashkëpunimin dhe dëgjimi i “rekordit” (të stilizuar me shkronja të vogla si emri i grupit) të bën të ndihesh sikur je i informuar për një seancë të ndarjes së mikrofonit mes tre shokëve që shijojnë vërtet kreativitetin e tyre kohë së bashku.

Wednesday – Rat Saw God

Scuzzy country takohet me rock-un e sfilitur me një shoegaze të pakët për albumin e pestë të së Mërkurës, i cili jo vetëm konfirmoi potencialin e grupit, por forcoi statusin e tyre si një nga të dashurit më të dashur të indie-rock-ut.

Jalen N’Gonda – Come Around and Love Me

Çdo këngë në albumin e tij debutues spektakolar, “Come Around and Love Me”, rrjedh me tinguj të butë shurup të viteve ’70, që të kujtojnë artistët klasikë si Marvin Gaye dhe Sam Cooke.

Black Pumas – Chronicles of a Diamond

Pas një albumi të parë të nominuar nga kritikët, i nominuar nga Grammy, i cili shkriu hip-hop, soul dhe indie-rock, dyshja e Teksasit kanë arritur në mënyrë mbresëlënëse të tejkalojnë pritjet dhe të japin një nga rekordet më të mira të këtij viti. Dhe jo vetëm në kategorinë e ringjalljes së shpirtit. Frontmeni, Eric Burton tingëllon më i sigurt se kurrë, me performancat vokale që do t’ju mahnitin.

Caroline Polachek – Desire, I Want to Turn Into You

Me albumin e katërt solo të Polachek, ajo thotë se është Kate Bush e këtij brezi. Të gjitha cilësitë janë aty. Zëri i saj – i cili në dukje luhatet nëpër oktava të shumta njëkohësisht – është i pashembullt. Ia vlen të shikoni koncertin e saj të fundit në NPR Tiny Desk për ta parë atë në veprim pa ndërhyrje në studio. Pastaj është estetika e saj e panjohur e një superylli të popit krejtësisht unik për veten e saj.

Jesse Ware – That! Feels Good!

A mund të kurohet ndonjë humor i keq duke dëgjuar Jesse Ware? Pohuese. Ndizni në “Free Yourself” dhe shikoni shqetësimet tuaja të avullojnë në fuqizim të ndezur. Janë këto ndjesi të mira të gazuara që e bëjnë ‘That! Feels Good!’, albumi e pestë të Ware të pakrahasueshëm.

Yves Tumor – Praise A Lord Who Chews But Which Does Not Consume; (Or Simply, Hot Between Worlds)

I bekuar me titullin padyshim më të mirë të çdo albumi këtë vit, ‘Lavdëruar një Zot që përtyp, por që nuk konsumon; (Ose Simply, Hot Between Worlds)’ bashkon post-punk, rock glam dhe dance funk për të krijuar një ushtrim zhanërues me energji infektive. Është albumi më i arritshëm i Yves Tumor deri më sot.

Sufjan Stevens – Javelin

Me albumin e tij të ri solo në studio “Javelin”, Stevens ka kombinuar aftësinë e tij intime intime për të shkruar këngë me aftësitë e tij më eksperimentale muzikore. Rezultati është befasues. Më e sinqertë, por asnjëherë sakarinë, teksti trajton besimin, dashurinë dhe humbjen e partnerit të tij Evans Richardson.

Gabriels – Angels & Queens

Ka diçka në albumin debutues të Gabriels që ju bën të ktheheni për më shumë. Kjo varësi ndaj zërit zbret në paletën e larmishme të zërit të treshes britaniko-amerikane, e cila disi arrin t’i përshtatet çdo humori. Nga shpirti i harlisur deri te diskoteka e harlisur dhe ungjilli i zbukuruar, ‘Angels & Queens’ do t’ju bëjë të dëshironi të kërceni përpara se të filloni për të shijuar më mirë orkestrimet e tij të jashtëzakonshme.

‘Merr një buzëqeshje’, poezia e mrekullueshme e Mahatma Gandhit

Poezi nga Mahatma Gandhi

Merr një buzëqeshje,
dhuroja atyre që nuk e kanë patur asnjëherë.
Merr një rreze dielli,
dhe bëje të fluturojë atje ku mbretëron nata.

Zbulo një burim,
bëj të lahen ata që jetojnë në baltë.
Merr një lot
vendose në syrin e atyre që nuk kanë qarë kurrë.

Merr kurajën
dhe vendose në shpirtin e kujt nuk di të luftojë
Zbulo jetën,
rrëfeja atyre që nuk dinë ta kuptojnë

Merr shpresën,
dhe jeto në dritën e saj
Merr bollëkun,
dhe dhuroja kujt nuk di të dhurojë

Zbulo dashurinë,
dhe bëja të njohur botës./ KultPlus.com

Federata Evropiane e Xhudos shkruan për garën që po zhvillohet në Prishtinë

Federata Evropiane e Xhudos (EJU) po e përcjell me vëmendje Kampionatin Evropian të Hapur që po mbahet në Prishtinë.

Pas pjesë së parë të garave, EJU ka bërë një përmbledhje rreth garuesve kosovarë dhe të arriturave të tyre në këtë garë.

Turma ishte sigurisht e gatshme për një finale gjithë-kosovare në kategorinë -57 kg mes dy vendeve të para; Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, megjithatë të dy kampioneve olimpike u prishën ëndrrat e tyre për lavdinë në shtëpi nga Timna Nelson Levy (Izrael) dhe Eteri Liparteliani (Gjeorgji).

Liparteliani ekzekutoi ashi waza me kohë të përsosur për një rezultat waza ari përpara se ajo të përfundonte fitoren e saj me një tranzicion të shpejtë.

Në anën tjetër, Nelson Levy nuk e pati edhe aq lehtë pasi përballja u desh të shkojë në “golden score” me nga dy shido të dyja. E pas gjashtë minutash të lojës, shënoi waza ari, duke siguruar një kapje të thellë kryq dhe duke hedhur me Osoto-makikomi.

Krasniqi dhe Gjakova do të garojnë për medalje bronzi kundër Kaja Kajzer (Slloveni) dhe Priscilla Gneto (Francë), respektivisht.

Megjithatë, EJU shkruan se nuk është shuar e gjithë shpresa e artë për Kosovën, me Akil Gjakovën që mundi numrin një të renditur në botë, Hidayat Heydarov (Azerbajxhan), i cili para ndeshjes me Gjakovën, pati një seri mbresëlënëse prej 16 fitoresh garuese, duke rezultuar me një titull të kampionatit evropian si dhe titujt e Grand Slam-it në Baku dhe Tokio. Në sekondat e fundit të çerekfinales, Heydarov sulmoi me një goditje të thellë, e cila u kundërpërgjigj në mënyrë të shkëlqyer nga Gjakova.

Në finalen e -73 kg, sportisti kosovar do të përballet me Manuel Lombardo (Itali).

Ndonëse Lasha Shavdatuashvili (Gjeorgji) nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në ngjarjet e fundit, ai doli fitimtar sot, duke takuar në gjysmëfinale medalistin aktual të argjendtë të botës, Lombardon. Ishte një ndeshje e vështirë, por një waza ari kata guruma nga atleti italian mjaftoi për të marrë fitoren.

Në bllokun final do të jetë edhe pjesëtari i katërt i Kosovës, ndoshta surpriza e ditës, Dardan Cena që arriti të mposhtë Igor Wandtken (Gjermani) dhe më pas Mark Hristovin (Bullgari) me harai maki komi dhe o uchi gari në repesazh për të zënë vendin e tij në garën për medalje bronzi me Petri Pelivan (Moldavi).

Heydarov do të përballet me Shavdatuashvilin për medaljen e dytë të bronzit. /Klankosova.tv/KultPlus.com

Presidentja Osmani: Organizimi i Kampionatit Evropian të Xhudos, ngjarje e paharrueshme

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se organizimi i Kampionatit Evropian të Xhudos në Kosovë është rrjedhojë e mirënjohjes ndaj Federatës së Xhudos dhe sukseseve të saj.

“Kjo është mirënjohje për kamionet tona, kampiones së parë olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila është frymëzim për brezat dhe sportistët tanë. Ajo do të mbetet gjithmonë kampione e zemrave tona”, ka thënë Osmani, njofton KlanKosova.tv.

“Organizimi i këtij kampionati shërben si platformë për të ndërthurur krenarinë, është ngjarje e paharrueshme për suksesin. Organizim i nivelit të lartë që tregon se kjo federatë nuk është vetëm e zonja të organizojë kampionate të tilla, por edhe të shkëlqej”.

Osmani ka thënë më tej se kjo ngjarje është mundësi për të gjitha federatat e vendeve pjesëmarrëse që ta shohin dhe të njoftohen me Kosovën si shtetin më të ri në Evropë.

Revista italiane ‘Domus’: Shqipëria, vendi i mbresave

Sot, mes mosmarrëveshjeve politike dhe shpeshherë e perceptuar si një vend migrantësh, Shqipëria është një tokë e pasur me art dhe histori, siç përshkruhet në pikturat e artistit të madh Vangjush Mio.

Në memorien evropiane, Shqipëria lidhet shpesh me migracionin dhe është e vështirë të harrohet zbarkimi i madh i emigrantëve në Itali, që ndodhi më 8 gusht 1991, në portin e Barit. Ishte një ngjarje e rëndësishme në kryengritjen e popullit shqiptar, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane “Domus”.

Megjithatë, Shqipëria nuk është vetëm një vend emigrantësh, por një tokë e pasur me art dhe histori, siç është portretizuar gjallërisht nga artisti Vangjush Mio.

Mio është poeti i peizazhit shqiptar, impresionisti i parë dhe i vetëm shqiptar dhe iniciator i Artit Modern në Shqipëri.

Vangjush Mio u lind në Korçë në vitin 1891, një qytet në kufi me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, i njohur si Parisi i Vogël i Shqipërisë, në një familje me origjinë modeste.

Ai u shpërngul në Bukuresht në moshë shumë të re me të vëllanë. Në vitin 1915, ai nisi studimet në Universitetin Kombëtar të Arteve në Bukuresht përpara se të shkonte në Romë në 1920 për t’i vazhduar ato në Akademinë Mbretërore të San Luca.

I magjepsur thellësisht nga piktura impresioniste italiane e Silvestro Lega, Giovanni Fattori, Telemaco Signori, i njohur si Macchiaioli, Mio filloi të studionte sekretet, përdorimin e ngjyrave dhe sintaksën e tyre.

Megjithatë, më pas, Mio u detyrua të kthehej në Shqipëri. Fatkeqësisht, jeta e artistit në kryeqytet kërkonte shumë përpjekje, veçanërisht financiarisht.

Ai pranoi detyrën në shkollën franceze në Korçë si mësues arti. Kjo shkollë prestigjioze jo vetëm që e shpërbleu Mion ekonomikisht, por mbi të gjitha e shpërbleu atë me prestigjin që vinte nga roli që ai mbante.

Ndër studentët e tij ishte edhe Enver Hoxha, një politikan i shquar i Partisë Komuniste, i cili më vonë u bë lider i Shqipërisë.

Falë kësaj pune dhe postit që mbante, artisti u kthye në Itali në vitin 1924 për t’u diplomuar me një bursë shtetërore.

Megjithatë, Shqipëria mbeti dashuria e tij më e madhe dhe pas përfundimit të studimeve dhe disa udhëtimeve, Vangjush Mio u kthye në vendlindje.

Vangjush Mio në studion e tij

Përdorimi i fotografisë u bë i nevojshëm për të, teknikat i mësoi nga miku dhe fotografi i tij Kristaq Sotiri.

Gjithçka ishte thelbësore në mënyrë që çdo detaj i atdheut të tij të mund të inspektohej pa lënë asgjë, duke e lejuar atë ta riprodhonte në kanavacat e tij përmes penelit të tij.

Format, hijet, tonet, gjithçka ishte vendimtare, gjithçka ishte jashtëzakonisht e vërtetë dhe komplekse në thjeshtësinë e saj.

Për Mion, Shqipëria është një vend themelor, jo vetëm për rrugëtimin e tij artistik, por për historinë, peizazhin, të shkuarën e largët dhe të tashmen e një vendi me një mijë bukuri, ndoshta shumë lehtësisht të harruar.

Ai e pikturoi atë në çdo cep, siç do të pikturonte një muzë.

Ngjyrat, detin, kishat, kodrat, banorët, një tokë për t’u zbuluar, për t’u kapur.

Mes natyrës më të pacenuar, qëndron lartë Manastiri i Shën Naumit. Në stilin bizantin, manastiri ka pamje nga liqeni i Ohrit.

I përkiste Shqipërisë derisa mbreti Zog i Shqipërisë, në vitin 1925, vendosi t’ua dhuronte jugosllavëve në shenjë mirënjohjeje për ndihmën e tyre për të rifituar pushtetin.

Pakënaqësia e shqiptarëve ishte aq e fortë sa Mio, në vitin 1941, e zgjodhi si temë, si për ta mbajtur pranë vetes, popullit të tij.

Perspektiva është intriguese. Manastiri duket pothuajse si një zbukurim arkitektonik që i hap rrugën asaj rruge të shkretë e të bardhë ku ulet një djalë, ndoshta duke mbetur i qetë ndërsa është i zhytur në leximet e tij.

E bardha magjeps skenën, gjithçka zbehet, por në pjesën e sipërme të veprës artistike, vetë hija e manastirit e kthen vëmendjen e shikuesit drejt tij.

Një material i lehtë që përzihet me format dhe dritat e atij peizazhi të dashur. Mio e shndërron teknikën e pikturës në realitet.

Thuajse ndjehet sikur ndjen ngrohtësinë e diellit, cicërimën e zogjve, zhurmën e erës. ‘Përshtypja’ bëhet e tija.

Mios i pëlqente të udhëtonte dhe në të vërtetë, veprat e tij u ekspozuan në Itali, veçanërisht në Venecia, ku mori pjesë në Bienalen e famshme në vitin 1923.

Arti i tij gjithashtu mori rrugën drejt Lindjes së Mesme dhe të Largët, Rumanisë dhe Bienalen në Aleksandri.

Megjithatë, atij i pëlqente veçanërisht të eksploronte Shqipërinë e tij. Ai u ndal në Berat, në pjesën jugore të vendit, dhe pikturoi një pamje të një qyteti që tani është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Vangjush Mio, Kisha e Shën Naumit, 1941, vaj në pëlhurë

Një sintezë kombinimesh mes Perëndimit dhe Lindjes, të ndarë nga lumi Osum, Mio zgjodhi anën më të thjeshtë, më ‘mesdhetare’ të Beratit.

Dikush mund të ndihet sikur të kujton një qytet të vogël në Pulia, brigjet e të cilit janë jo shumë larg, bimësia e dendur dhe e parregullt, rrugët me kalldrëm dhe e bardha e përhapur që ofron perspektivë.

Perspektiva studiohet gjithmonë me përpikëri, asgjë nuk i lihet rastësisë dhe materiali piktorik, në lehtësinë e tij, i shton thellësi poetike veprës.

Në Korçë, vendlindja e tij, në një rezidencë tipike osmane, qëndron Muzeu Vangjush Mio, shenjtërorja e tij. Gjithçka ruhet me kujdes ekstrem.

Punimet e tij ende në kavalet, muret e stolisur me peizazhe dhe natyra të qeta, portretet e tij, nudot e tij. Dysheme druri dhe dërrasa druri. Shtëpia e tij, arti i tij.

Për Vangjush Mio, Shqipëria ka qenë burimi më i madh i frymëzimit, muza e tij, mundësia e tij artistike.

Një piktor relativisht i panjohur, i cili prezanton bukurinë e vendit të tij për publikun e gjerë. /atsh/KultPlus.com

Dashnia asht nji rrejshmëri

Tregim nga Maks Shulman

Përktheu: Ornela Ademovi

I squtë isha e prore esëll. I mprehtë, përllogarȋts, mendjehollë, finok e dinak – tana kto i kisha. Trunin t’fuqishëm si dinamo, t’saktë si peshore farmacisti, depërtues si bisturi. edhe me imagjinu që isha veç 18 vjeç…

Nuk asht e zakonshme qi nji djale kaq i ri me pasë kaq shumë intelekt. Shif, për shembull, Piti Bellous, shokun t’em të dhomës në universitet, e njejta moshë, e njejta kategori shoqnore, por i trashë me rrahë murin. Djalë i mirë, me thanë të drejtën, por kry tallash. Tip emocional. I paqindrueshëm. I ndikueshëm. Dhe ma e keqja, njiri qi ndjek moden! e, për hir t’s’vërtets, moda i bjen ndesh logjikës. Me u perfshi prej çdo trillit të momentit, me iu dorzu idiotsisë vetëm pse edhe të tjerët e bajnë – kjo, për mu është kulmi i marrisë. Por jo per Pitin.

Nji masdite e gjeta Pitin të shtrimë n’ shtrat aq t’merúm n’ ftýr saqi fill e diagnostikova me apendicit. “Mos l’viz,” i thashë. “Mos merr laksativ! Po shkoj e thrras doktorin.”
“Rakuni,” bzani me za të trashë.
“Rakuni?” i thashë, tuj ndalë turrin.
“Du pelice rakuni,” hungroi ai.
Aty e kuptova se halli i tij s’ishte fizik, por mendor. “Ça të duhet pelicja e rakunit?”
“Duhet t’ma kishte marrë mendja,” bërtiti, tuj i ra tamthave. “Duhet t’ma kishte marrë mendja që do t’ktheheshin n’modë qysh se u kthy edhe Çarlestoni. Shkova harxhova tana paret për libra, e tesh s’mundem me ble pelice rakuni.”
“Po don me thanë qi njerzit kanë fillu prapë me veshë pelice rakuni, a? – e pyta me mosbesim.
“Tanë garipat e universitetit janë tu i veshë. Ku ke kenë kahere ti?”
“N’bibliotekë,” i thashë, tuj dashtë me përmendë nji vend që nuk frekuentohet prej garipave.
Kceu prej shtratit e filloi me ecë nëpër dhomë. “Duhet me gjetë sesban nji pelice rakunit,” tha tanë zjerm. “Veç n’mos e gjetsha!”
“Pse mar Piti? Shife pak ma me gjakftoftsi kët punë. Pelicet e rakunit s’janë t’pastra. Lshojnë qime. Majnë erë t’keqe. Randojnë shumë. S’shifen me sy prej shëmtisë. Janë…”
“Ti s’merr vesh mor burrë,” m’ndërpreu me mungesë durimi. “Asht efekti qi ka. A nuk ke qejf me ra n’sy?”
“Jo,” i thashë, pa hezitu.
“Une po,” tha, me bindje. “Ça s’kisha dhanë për nji pelice rakuni. Çado!”
Truni jem, kjo makineri me precizion t’naltë, kaloi n’marsh t’pestë. “Çado?” e pyta, tuj e pâ me ngulm.
“Ç ado,” ma ktheu, pa lvizë qerpikun.
Fërkova mjekrrën mendueshëm. Qëlloi ta dijshe ku mundem me gjetë pelice rakuni. Baba e pat pasë nji kur pat kenë student e qi tash rrin e myllun në nji arke n’bodrum të shpisë. Qëlloi edhe qi Piti kishte diça që m’duhej mu. Domethanë, nuk asht se e kishte tamam tamam, por t’pakten kishte disa t’drejta mbi të. e kam fjalen për të dashtunen e tij, Poli espi.

Kisha kohe qi ia kisha vu synin Poli espit. Që t’jem ma i qartë, dëshira jeme për kët vajzë nuk ishte e natyrës emocionale. Me thanë të drejtën, ajo ishte vajzë që ngjallte emocione, por unë s’jam prej atyne qe ju flet zemra para mendjes. Poli më duhej për nji arsye te mirëmendume e të përllogaritun.

Isha student i vitit t’ parë për juridik. Mas pak vjetsh, do fillojsha praktiken. Isha shumë i ndërgjegjshëm për randsinë e grues së duhun në karrierën e nji juristi. Kisha vu re se juristët ma të suksesshem, pothujse pa përjashtim, ishin të martum me gra të bukra, të fisme e inteligjente. Me nji perjashtim, Poli i përmbushte tanë kto.

e bukur ishte. Përmasat nuk i kishte hala aty ku duhet, por isha i bindun se me kohën kishte me mbrritë aty ku duhet, se premisat i kishte.

e fisme ishte. Me ktë kam parasysh që ishte tanë hijeshi. ecte drejt e me elegancë, që të bante me mendu se vinte prej nji familje me taban. N’tavolinë kishte sjellje prej zonje. e kisha pa te nji restorant afër universitetit tuj hangër specialitetin e ditës – sanduiç me mish gjeli me lang, arra t’ grime a lakën – pa ndy as gishtat.

Inteligjente nuk ishte. N’fakt, anonte kah e kunderta. Por isha i bindun se, nën udhëheqjen teme, kishte me u ftillu. Gjithsesi, ia vlente me e provu. Fundi fundit, asht ma kollaj me e ba të dijshme nji vajzë të bukur po të trashë, sesa me e ba të bukur shëmtaqen e squtë.

“Piti,” i thashë, “a ke ra n’dashni me Poli espin?”
“Asht e lezetshme,” m’u pergjigj, “por s’di a me e qujtë dashni. Pse?”
“A ka simpati për ndonji mashkull tjetër?”, vazhdova.
“S’besoj. S’di gja. Pse?”
Tunda kryt me knaqsi. “Pra, me nji fjalë, ba me dalë ti jasht lojet, fusha asht e hapun, apo jo?”
“Besoj se po. Pse, ku e ke hallin?”
“Asgja, asgja,” iu gjegja pafajsisht, dhe shkova nxora valixhen prej raftit.
“Ku je tu shku?” pyti Piti.
“N’shpi për fundjavë.” Futa pak gjana n’çantë.
“Ndigjo,” tha, tuj m’kapë për krahu me ngulm. “Kur t’jesh n’shpi, a mundesh me i marrë borxh babës do pare për mu, sa me ble nji pelice rakunit?”
“edhe ma mirë se kaq,” i thashë tuj i shkelë synin dhe mbylla çanten e ika.
“Shif,” i thashë Pitit kur u ktheva të hanën nadje. Hapa valixhen dhe prej aty nxora nji gzof t’madh që baba e kishte veshë në 1925ën.
“Ouuuu!” thirri Piti i mahnitun. Zhyti durt në pelicen e rakunit e mandej edhe fytrën. “Ou ou ou,” përsritte pa ndalë.
“A e den?” e pyta.
“Ça flet mor burrë!” bërtiti, duke shtrëngu n’gjoks gjanë e madhe me lesh. Por nji shikim dinak i kaloi nëpër ftyrë.
“Ça den për kët?”
“T’dashtunën tande,” i thashë, pa ia ba t’gjatë.
“Polin?” tha me nji piskamë të frikshme. “Den Polin?”
“Po.”
e hodhi pelicen tej. “Kurrë,” tha me vendosmëri.
Mlodha supet. “Po mirë. N’qoftë se s’don me ecë me modën, puna jote.”

U ula në nji karrike dhe fillova me ba sikur po lexoj nji libër, por me bisht t’synit vazhdova me pa Pitin. Ishte n’kulmin e hutimit. Fillimisht pau pelicen me shprehjen që ka fmija n’amëltore. Mandej ia ktheu shpinën tue shtrëngu nofullën me burrni. Mandej prapë ia nguli sytë pelices, me nji ftyrë edhe ma t’dishrume. e mandej prapë i ktheu shpinën, por jo me aq vendosmëri si ma parë. Shko e eja, tuj u lkundë mes deshirës e vendosmënisë. Ma n’fund nuk ia ktheu ma shpinën; ndejti tuj vështru ngultas pelicen, me nji afsh të çmendun.

“Nuk asht se kam ra n’dashni me Polin,” shungulloi si prej fundit t’kazanit. “e as nuk kam qëllime serioze me të.”
“Tamam,” pëshpërita unë.
“Ça asht Poli për mu, apo unë për Polin?”
“Kurgja,” i thashë.
“Veç do herë kena dalë, pak muhabet e gallatë”.
“Provoje pelicen,” i thashë.
Bani si i thashë. Jaka e pelices i rrinte përmi veshë e i shkote deri në fund të kamve. U dukte si mal rakujsh t’cofun. “M’bjen tamam,” tha tanë qejf.
U çova prej karrikes. “A jena dakord?” e pyta, tu i zgjatë dorën.
U kapërdi. “Dakord,” tha dhe ma shtrëngoi dorën.

Takimin e parë me Polin e pata t’nesërmen mrama. Kjo ishte në qëllim të studimit; dojsha me zbulue se sa punë m’nevojitej me ia gatitë mendjen simas standartit tem. Si fillim e ftova për darkë. “Mmmm sa ushqim yll,” tha ajo ndërsa po delshim prej restorantit. Mandej e çova me pa nji film. “Uuu sa film hatâ,” tha kur po delshim prej kinemasë. Mandej e çova n’shpi. “Ooo sa gallatë ja kalum,” tha tuj më dhanë natën e mirë.

U ktheva n’dhomë me zemër t’randume. e kisha nënvlersu shumë randesen e detyrës qi kisha marrë përsipër. Intelekti i ksaj vajze ishte tmerrues. e as me e furnizu me dije e informacion nuk dukej se bante prokopi. Në fillim u dote me e msu si me mendu. e ky m’u duk mision tepër i vshtirë, aq sa për nji moment thashë t’ia kthej Pitit mrapsht. Por mandej m’u kujtun hiret e saj të bollshme fizike dhe mnyra se si hynte në dhomë, e se si përdorte thikën e pirunin, e në fund vendosa me e bâ edhe nji përpjekje.

Iu futa ksaj pune, siç e kam zakon, në m’nyre sistematike. I nisa nji kurs në logjikë. Qëlloi qi, si student i juridikut, isha tu marrë për vedi leksione logjike, kshtu qi e kisha tanë informacionin që m’u dote. “Poli,” i thashë, kur po e merrsha me dalë ne takimin e dytë, “sonte do t’shkojmë te restorant Noll dhe do t’bâjm muhabet.”

“Uu sa hatâ,” tha. Me ndejtë shtremt e me folë drejtë, kaq kollaj me ia mbushë mendjen si kjo vajzë nuk e gjen t’dytë.

Shkum te Nolli, vendtakimi i universitetit, u ulmë nën nji lis të vjetër dhe ajo po m’shifte me ngulm e kureshtje. “Për ça do t’flasim?” pyeti.
“Për logjiken.”
e mendoi iherë për nji minut e mandej vendosi se i pelqën. “Super,” tha.
“Logjika,” fillova unë, tuj kru fytin, “asht shkenca e të mendumit. Para se me mendu saktë, duhet si fillim me dallu rrejshmëritë e zakonshme të logjikës. Për kto do t’flasim sonte.”
“Uuu, fantastike!” u hodh ajo, tuj rrahë shplakë tanë qef.
M’u çu mishi kokërr por gjithsesi vazhdova. “Ma s’pari do t’analizojmë rrejshmërinë që quhet Dicto Simpliciter.”
“Uuu shumë mirë,” tha, tuj përplasë qerpikët me padurim.
“Dicto Simpliciter nënkupton nji argument të bazum në nji përgjithësim të papërligjshëm. Për shembull: ‘Ushtrimet janë të dobishme. Prandaj gjithkush duhet me ba ushtrime’.”
“Poooo,” tha Poli. “Dihet qi ushtrimet janë shumë të mira se i bâjn mirë trupit dhe e bâjn ma t’bukur.”

“Poli,” i thashë me butsi, “argumenti asht i rrejshëm. Ushtrimet janë të dobishme asht nji përgjithësim i papërligjshëm. Për shembull, nëse ke smundje zemre, ushtrimet nuk janë të dobishme. Ka njerz t’cilvet doktori u thotë mos me ba ushtrime. Fjalia e duhun asht që ushtrimet, zakonisht, janë të dobishme, ose ushtrimet janë të dobishme për shumicën e njerzve. Përndryshe ke ba gabimin e Dicto Simpliciter. e kupton?”

“Jo,” tha. “”Po keka gallatë. Prapë! Prapë!”

“Mirë, por mos m’tërhiq prej manget!” i thashë, dhe kur ma la mangën rahat, vijova: “Tash, vazhdojmë me rrejshmërinë e qujtun Përgjithësim i Ngutun. M’ndigjo me vëmendje: Ti nuk din frangisht. Piti Bellous nuk din frangisht. Prandaj, unë bi në konkluzion qi kërkush në Universitetin e Minesotes nuk flet frangisht.”

“Me tamam?” tha Poli e mrekullume. “Kërkush?”

U përpoqa me e mshehë dishprimin. “Poli, asht rrejshmëri. Përgjithsimi asht arritë ngutshëm. Ka shumë pak shembuj me e justifiku kët përfundim”.
“A din ma rrejshmëri?” pyti, gati pa fryme. “Kjo keka ma qef se kcimi”.

Më kaploi nji valë mërzie. S’ishte kërkund kjo vajzë. Kërkund! Megjithatë, jam prej natyret ngulmues, ndaj vazhdova. “Tashi e ka radhën Post Hoc. Ndije ktë: Mos ta marrim ma Billin me vedi n’piknik. Sa herë vjen ai, bjen shi.”

“Njof njënën fiks ishtu,” u hodh. “Nji vajzë prej qytetit tem, Jula Beker e ka emrin. Sa herë që vjen ajo me ne n’piknik…”

“Poli,” i thashë preraz, “asht rrejshmëri. Jula Beker nuk e ban shiun me ra. Ajo s’ka lidhje me shiun. N’rast se fajson Jula Beker, je fajtore per Post Hoc.”

“Nuk e baj ma kurrë,” premtoi si e mpime. “A je me nerva me mu?”
Lshova nji pshertimë. “Jo Poli, nuk jam me nerva.”
“Mire pra, më difto mâ rrejshmëri!”
“Mirë. Provojmë Premisat Kundërthanëse: N’qoft’ se Zoti mundet me ba çdo gja, a mundet Ai me kriju nji gur aq të madh sa mos me mujtë me e lujtë vendit as Ai vetë?”
“Patjetër,” u përgjigj fill.
“Po n’qoft’ se Ai mundet me ba gjithçka, Ai mundet dhe me e lvizë gurin,” i thashë.
“eeee,” tha mendushëm. “Po mirë pra, Ai nuk mundet me e kriju gurin njaq t’randë.”
“Por Ai mundet me ba gjithçka,” ia kujtova.
Filloi me kru krytin e bukur por bosh. “Jam ba lamsh,” pranoi.

“Sigurisht. Sepse kur premisat e nji argumenti bien në kundërshtim me njëna tjetrën, nuk mundet me pas argument. Nëse ka forcë të parezistueshme, nuk mundet me pasë objekt të palëvizshëm. e nëse ka nji objekt të palëvizshëm, nuk mundet me pasë forcë të parezistueshme. e kupton?”
“M’thuj tjera se keka gallatë!” tha me padurim.
Pashë sahatin. “Mendoj se boll për sonte. Po t’çoj n’shpi dhe fillo e përseriti tana ça kena msu sonte. Kena me pasë edhe nji msim tjetër nesër mrama.”

e lashë para konviktit të vajzave, ku më tha se kishte kalu nji mramje hatâ dhe unë u ktheva mërzitshëm në dhome. Piti ishte ratë n’shtratë, tuj gërrhatë, me pelicen e rakunit grumbull si shtazë me qime, n’fund t’kamve. Për nji moment, thashë t’ia nxjerri gjumin e t’i tham që mundet me e marrë te dashtunën mrapsht. Dukej sheshit qi plani jem ishte drejt dështimit. Ajo vajzë s’kishte tru për logjikë.

Por mandej më ndrroi mendja. Kisha harxhu nji mramje; ça asht edhe nji mramje tjetër? Kushedi? Ban vaki që n’kraterin e shuem të trunit të saj të kishin metë nja dy gaca t’ndezuna. Ban vaki mundem me i fry e me ndezë zjerm. Ishte mision pa shumë shpresa, por vendosa me e provu edhe nji herë.

Të nesërmen mrama, t’ulun nën lisin shekullor, i thashë: “Rrejshmëria e parë sonte quhet Ad Misericordiam.”
U drodh prej lezetit.

“Ndigjo me vëmendje,” i thashë. “Njeni shkon me apliku për punë. e pyt pronari për kualifikimet dhe ai fillon e i thotë që ka nji gru e gjashtë fmi në shpi, grunë e ka sakate, fmitë s’kanë kurgja me hangër e me veshë, s’kanë kpuce n’kamë, nuk ka shtretën në shpi, s’ka dru me u nxe e dimri po afron.”

Nji lot rrodhi në secilën faqe rozë të Polit. “O sa gjynah, sa gjynah,” u ngashëry.

“Po, gjynah” i thashë, “por nuk asht argument. Ai nuk iu përgjigj pytjes së pronarit për kualifikimet e tij. N’vend qi me u përgjigjë, u përpoq me e ba pronarin me i ardhë keq për të. Asht fajtor për rrejshmërine Ad Misericordiam. e kupton?”
“A ke facoletë?” belbzoi tuj tërhekë hundët.
Tuj i dhanë facoletën u përpoqa mos më ulëritë, ndërsa ajo fshinte sytë.

“Tashti,” vazhdova tuj kontrollu tonin e zanit, “do diskutojmë Analogjinë e Rrejshme. Qe nji shembull: Studentat duhen leju me e pâ librin gjatë provimit. N’fund t’fundit, edhe kirurgët kanë grafi me i udhëzu gjatë operacionit, avoketnit kanë dosje e libra për me u orientu në gjyq, marangozi ka skicat kur ndërton diçka. At’here pse mos me i leju edhe studentat me i hedhë nji sy librit gjatë provimit?”
“Kjo,” tha ajo me entuziazëm, “asht ideja ma fantastike qi kam ndigju ndonjiherë.”
“Poli,” i thashë me sosje durimi, “argumenti asht krejt i gabum. Doktorrat, avoketnit e marangozat nuk janë në provim për me pâ sa kanë msu, studentat po. Situatat janë krejt të ndryshme dhe nuk mundesh me i krahasu.”

“Prapë mendoj se asht ide shumë e mirë,” tha Poli.
“Marrina,” përshpërita. Me marifet, vazhdova: “Tashi do t’provojmë Hipotezën që i Kundervehet Faktit.”
“Mmmmm,” u përgjigj Poli.
“Ndigjo: N’qoft’ se Madam Kyri nuk do kishte lanë nji pllakë fotografike në nji syrtar me nji copë minerali, bota sot nuk kishte me e njoftë radiumin.”
“Shumë e vërtetë!,” tha Poli, tuj tundë kryt. “A e ke pa at filmin? U sa fantastik asht. Aj aktori Uollter Pixhen asht njish, m’hedh dekun.”

“Harroje Pixhenin ihere,” i thashe ftoftë. “Po t’rikujtoj se kjo fjali asht rrejshmëri logjike. Ndoshta Madam Kyri do ta kishte zbulu radiumin ma vonë. Ndoshta do ta kishte zbulu dikush tjetër. Kushedi sa gjana të tjera do kishin ndodhe. Nuk mundesh me fillu me nji hipotezë që nuk asht e vërtetë e mandej me dalë në konkluzione pa bazë.

“Uolter Pixhen duhet me lujtë ne ma shumë filma,” tha Poli.

edhe nji herë, vendosa. Hera e fundit. Ka kufi durimi njerzor. “Rrejshmëria tjetër asht Helmimi i Pusit.”
“Sa e lezetshme,” cicëroi.

“Dy persona janë tuj ba debat. I pari çohet e thotë: ‘Kundërshari jem asht rrencak me nam. S’asht me besu asnji fjalë qi nxjerr prej gojet.”… Hajt Poli, mendoju mirë. Ça ka qi nuk shkon ktu?”

e pashë me vëmendje teksa çonte harkun e vetllës tuj u përqendru. Papritmas, nji shkëndije inteligjence, e para që kisha dëshmu deri at’here, i kaloi nëpër sy. “Nuk asht e drejtë,” tha e indinjume. “Nuk asht hiç e drejtë. Çfarë shansi ka personi i dytë me fitu debatin kur i pari e qun rrencak hala pa hapë gojën?”

“Bravo!” thirra i ngazëllym. “Qind për qind e saktë. Nuk asht e drejtë. Personi i parë e ka helmu pusin para se të tjeret me fillu me pi prej tij. I ka futë nënkamcen kundërshtarit para se ai me fillu me ecë… Poli, ma ke bâ qefin shumë.”
“Heee,” përshpëriti, tuj u kuqë prej lezetit.

“A shef qi nuk janë njaq të vshtira me u kuptu? Vetëm duhet me u përqendru. Me mendu, me analizu, me vlersu. Hajde tesh t’i përsërisim tana ato ëe kena msu deri tesh.”
“Jepi,” tha, tuj tund dorën.

I frymzum prej idesë që Poli nuk asht edhe aq e trashë, ia nisa nji përsëritjet të gjatë e me durim të tana msimeve që i kisha dhanë. Vazhdova duke i dhanë shembuj e krahasime pa fund, e pa u lodhë. Ishte si me kenë tuj hapë tunel. N’fillim gjithçka ishte punë, djersë dhe errsinë. S’ia kisha idenë se kur do t’shifsha dritë, ose ma mirë a kisha me pa ndoj dritë. Por nuk hoqa dorë. Gjujta, gërmova e çjerra me thoj, e në fund e mora shpërblimin. Fillova me pa nji rreze drite. e mandej rrezja u ba ma e madhe e në fund shpërtheu dilli nga të katër anët dhe gjithça ishte dritë.

Pesë netë ezgjet u deshtën, por ia vlejti. e kisha kthy Polin në logjiciene. e kisha msu si me mendu. Puna jeme kishte kry. Ma n’fund ishte e denjë për mu. Ishte ba gruja e duhun për mu, zonja e përsosun e pronave të mija, nana ideale për fmitë e mi të edukum.

Nuk mund të thuhet që s’ndisha dashni për kët vajzë. Përkundrazi. e doja njashtu si Pigmalioni që dashuronte gruen e përsosun që kishte kriju vetë. Vendosa me ia ba të njoftun ndjenjat e mia në takimin e ardhshëm. Kishte mbrritë vakti qi lidhjen tonë me e kalu nga stadi akademik tek ai romantik.

“Poli,” i thashë në takimin e radhës, kur ishim ulë nën lisin tonë, “sonte nuk do flasim ma për rrejshmëritë logjike.”
“Aaaa?” tha me zhgënjim.
“Vajzë e dashtun,” i thashë, duke i dhuru nji buzqeshje, “kena kalu pesë mramje bashkë. Ia kena kalu shkëlqyeshëm. Asht e qartë që shkojmë shumë bashkë.”
“Përgjithsim i Ngutun,” tha Poli me ngazëllim.
“M’fal, si?” e pyta.
“Përgjithsim i Ngutun,” përsëriti. “Si mundesh me thanë që shkojmë bashkë tu u bazu në pesë takime?”
Qesha i zbavitun. Zemra vogel i kishte përvetsu msimet mirë. “Vajzë e dashtun,” i thashë, tu i ra lehtë dorës, “pesë takime mjaftojnë. Tekembramja, s’asht nevoja me hangër tanë torten për me e ditë sa e mirë asht.”

“Analogji e Rrejshme,” tha Poli aty për aty. “Une s’jam torte. Jam vajzë.”

U zgërdhiva, por kët herë ma pak. Zemra vogël i kishte msu msimet pak si tepër mirë. Vendosa me ndryshu taktikë. Mnyra ma e mirë ishte nji deklaratë e thjeshtë, e fortë dhe e drejtpërdrejtë dashniet. Pushova pak, sa me i dhanë trunit tem gjigand kohë me gjetë fjalën e duhun. Dhe ia nisa:

“Poli, të du. Je e tanë bota jeme, hana, yjet dhe yjsitë e universit. T’lutem, e dashtun, m’thuj që ke me u lidhë me mu, ose përndryshe jeta jeme s’ka kuptim. Kam m’u brengosë, s’kam me hangër, kam m’u sjellë si lvozhgë bosh e pa jetë.”

Tesh, thashë me vedi, s’ka rrugë tjetër, përveçse me pranu.

“Ad Misericordiam,” tha Poli.

Shtrëngova dhamt. Nuk isha Pigmalioni. Isha Frankenshtajni, dhe përbindshi jem m’kishte xanë mat. Me mund t’madh, luftova valën e panikut që po m’kaplonte; duhet ta ruja qetsinë me çdo kusht.

“Ouu, Poli,” i thashë, tuj u mundu me qeshë me zor, “sa mirë i paske msu rrejshmëritë.”
“Fiks njashtu,” tha, tuj tundë kryt me krenari.
“e kush t’i ka msu, Poli?”
“Ti.”
“Tamam. Domethanë që m’ke diça borxh, apo jo? Po te mos m’kishe njoftë mu, s’i kishe msu kurrë.”
“Hipotezë që i Kundërvehet Faktit,” ma preu.

Fillova me qitë djersë prej vetllave. “Poli”, belbzova, “nuk duhet me i marrë kto gjana kaq seriozisht. Kto jane gjana librash. Ti e din që ato që msojmë n’shkollë s’kanë lidhje me gjanat në jetë.”
“Dicto Simpliciter,” tha ajo, tuj m’tundë gishtin
.
Kaq mjaftoi. U çova me vrik n’kam, tuj virrë si dem. “A den me u lidhë me mu apo jo?”
“Jo,” u përgjigj.
“Pse jo?”
“Sepse sot masdite i kam premtu Piti Bellout që kam me u lidhë me të.”

Nuk po iu besoja veshve. Mas tanë premtimeve, mas marrveshjes që kena bâ, masi më ka shtrëngu dorën! “Thiu!” bërtita, tu i ra dheut me shtjelm. “Mos u lidh me të, Poli! Ai asht rrencak, mashtrus e derr.”

“Helmim i Pusit,” tha Poli, “edhe mos bertit! Mendoj që edhe bërtitja duhet të jetë rrejshmëri.”

Tuj mbledhë pikat e fundit të fuqisë, e zbuta zanin. “Mirë, dakord,” i thashë. “Je ba logjiciene. Hajde t’i shofim gjanat me logjikë. Si mujte me zgjedhë Piti Bellos para meje? M’shif mu: student i shkëlqyeshëm, intelektual i kalibrit, njiri me t’ardhme t’sigurt. Shife Pitin: nji rrotë hajvani, kokrra e demelit, njiri pa asnji lek n’xhep. A mundesh me më thanë nji arsye të vetme logjike pse ke zgjedhë Piti Bellous?”
“Patjetër qe po,” u përgjigj Poli. “Ai ka pelice rakuni.” / KultPlus.com

Deklaratat më të bukura të dashurisë nëpër filma

Deklaratat më të bukura të dashurisë janë ato që jetojnë në vetën e parë, por ne kemi përzgjedhur  ato që ne mendojmë se janë më të bukurat të filmave romantikë, që na bëjnë të ëndërrojmë për dashurinë.

Nëse keni dëshirë për t’u zhytur në romancën më të ëmbël, ose po kërkoni frymëzim për t’i  shprehur dikujt dashurinë, më poshtë janë deklaratat më të bukura të dashurisë në filma.

Filmi “When Harry Met Sally”

“Të dua kur je i ftohtë dhe jashtë është 30 gradë. Të dua kur të duhet një orë për të porositur një sanduiç. E dua rrudhën që të krijohet kur më shikon sikur jam i çmendur. Më pëlqen që pas një dite të kaluar me ty ende e nuhas aromën tënde në pulovrat e mia dhe jam i lumtur që je personi i fundit me të cilin bisedoj para se të fle gjumë në mbrëmje. Dhe kjo nuk është sepse ndihem vetëm, dhe nuk është sepse është Nata e Vitit të Ri”.

“The Notebook”

“Nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë shumë e lodhshme. Ne do të duhet të punojmë për të çdo ditë, por unë dua ta bëj sepse të dua. Dua gjithçka tënden. Përgjithmonë. Ti dhe unë. Çdo ditë”.

Dashuria nuk është shikimi i parë, muaji i parë apo takimi i parë; është jeta e përditshme dhe pushimet e vogla të çdo dite. Është e mundimshme. Por ja vlen. Dhe ndër deklaratat më të bukura të dashurisë kjo është sigurisht një nga më realistët.

“Bashkë me erën”

“Është telash: duhet të puthesh, dhe shpesh, dhe nga dikush që di ta bëjë”. Reth është i vetmi që mund ta shohë Roselën për atë që është “sepse”, ai i thotë asaj, “ne jemi të njëjtë, të dy fundërrina, egoistë dhe mendjemprehtë, por në gjendje t’i shohim gjërat në fytyrë dhe t’i thërrasim me emrin e tyre”.

Të paktën jini të sinqertë me veten dhe do të gjeni personin e duhur.

“Krenari dhe paragjykim”

“Nëse ndjenjat tuaja janë të njëjta, thuajeni tani. Dashuria dhe dëshirat e mia janë të pandryshuara. Por një fjalë e juaja do të më bëjë të hesht përgjithmonë. Nëse, nga ana tjetër, ndjenjat e tua kishin ndryshuar duhet të të them … Ti më ke magjepsur trupin dhe shpirtin dhe të dua, të dua, të dua dhe tani e tutje nuk dua të ndahem më nga ti.

Ah, Z. Darcy! Askush nuk mund të jetë aq i padurueshëm dhe i papërmbajtshëm sa prototipi i së bukurës dhe i mallkuar i krijuar nga Jane Austen.

“The Fault in Our Stars”

“Do të ishte një privilegj të më thyhej zemra nga ju.”

Mund të derdhni shumë lot, por ndonjëherë ia vlen ta provoni.

“Shekspiri i Dashuruar”

“Të dua Will, përtej poezisë”.

Kur premtimet shoqërohen me fakte, atëherë ju po përjetoni diçka të mrekullueshme.

“Submarine”

“Unë shkrepa një fotografi tonën, gjysmë të përqafuar. Kur të jem plakur dhe vetëm, do të kujtoj se kam mbajtur diçka vërtet të bukur”.

Si adoleshent gjithçka është vërtet e vështirë dhe e komplikuar, por ju jeni në gjendje të njihni dashurinë.

“Notting Hill”

“Unë jetoj në Notting Hill, ju jetoni në Beverly Hills, e gjithë bota e di kush jeni. Nëna ime e ka të vështirë të kujtojë emrin tim”, “Gjëja e famës nuk është një gjë e vërtetë, ju e dini, dhe mos harroni se unë jam gjithashtu një vajzë e thjeshtë, duke qëndruar para një djali dhe duke i kërkuar atij ta dua”.

Kushdo qoftë, mos harroni se ajo që ka rëndësi jeni ju të dy dhe pjesa tjetër është letër-muri.

“Moulin Rouge”

“Gjëja më e mirë që mund të mësosh është se si të duash dhe të të duan”. Ky është version i këngës së Nat King Cole “Nature Boy”, e riparë në film nga David Bowie dhe ribërë nga Massive Attack. Fraza është shtypur nga Christian, një poet pa para (Ewan McGregor) i dashuruar me Satinen e bukur (Nicole Kidman)./ KultPlus.com

Albert Kamy: Detyra e brezit tim është parandalimi i botës nga shkatërrimi

Shkrimtari i njohur në letërsinë botërore, Albert Kamy më 10 dhjetor të vitit 1957 kishte fituar çmimin Nobel, shkruan KultPlus.

Si një nga ëndrrat më të mëdha të shkrimtarëve që premtojnë, ky çmim patjetër që ka qenë një e arritur e madhe dhe një vlerësim i krijimtarisë së Kamys.

Në anën tjetër juria kishte vendosur që në listën e nobelistëve të jetë edhe emri i Kamys për shkak të krijimtarisë të rëndësishme letrare, nëpërmjet së cilës ai ishte thelluar në problemet e ndërgjegjes njerëzore në kohën e atëhershme.

Përgjatë ceremonisë së dhurimit të çmimit në Stokckholm, ai kishte mbajtur një fjalim të gjatë rreth pikëpamjeve artistike dhe kësaj të arriture.

Një ndër fjalët të cilat ai i la pas që të kujtohen gjatë nga lexuesit e tij, ishte edhe ajo kur foli për brezin e tij.

“Çdo brez, pa dyshim, beson se do të ribëjë botën. E imja e di që nuk do ta bëjë më. Por detyra e tij mund të jetë më e madhe, e që ka të bëjë me parandalimin e botës nga shkatërrimi ”. / KultPlus.com

Më 16 dhjetor 1998, Rugova u nderua me çmimin ‘Saharov’

Më 16 dhjetor 1998, për pesëdhjetë vjetorin e Deklaratës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në sallën e Parlamentit Evropian në Strasburg, Presidenti Ibrahim Rugova u nderua me çmimin “Saharov”, shkruan KultPlus.

Ibrahim Rugova ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar shqiptar. Rugova mbante titullin Doktor.

Presidenti Ibrahim Rugova ishte bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte levizja e parë demokratike gjithë popullore ne Kosove qe udhehoqi popullin e Kosovës drejt rrugës për Liri, Pavaresi e Demokraci dhe qe më vonë do te transformohej ne Parti Politike dhe Rugova ishte kryetar i saj qe nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur nderroi jetë.

Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës[4][5]. Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.

Foto nga ceremonia më 23 shkurt 1999. / KultPlus.com

Kadare për ATSH-në: Përfshirja e Vjosës në UNESCO sjell zhvillim ekonomik e turizëm të qëndrueshëm

UNESCO pritet të dërgojë së shpejti një mision këshillues në Shqipëri, i cili do të asistojë autoritetet shqiptare lidhur me përgatitjen e  dosjes për regjistrimin e lumit Vjosa dhe pellgut të tij si Rezervë biosferike e UNESCO-s.

Lajmin e konfirmoi në një intervistë për ATSH-në, ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, e cila foli edhe për përfitimet që do t’i vijnë komunitetit nga përfshirja e Vjosës në UNESCO.

I konsideruar si lumit i fundit i egër në Europë, kthimi i Vjosës në një rezervat biosfere të mbrojtur nga UNESCO merr një rëndësi jetike për zhvillimin e gjithë zonës që përshkohet nga Vjosa.

Kadare theksoi se aplikimi për t’u regjistruar si Rezervë Biosferike e UNESCO-s do të bazohet në tre prioritete: përmirësimi i cilësisë së ujit, masat kundër shpyllëzimit dhe rigjallërimi i fshatrave nëpërmjet turizmit rural.

Nisur nga kjo, Kadare u shpreh se regjistrimi si Rezervë Biosferike e UNESCO-s, jo vetëm synon mbrojtjen e vlerave natyrore, por do të përmirësojë edhe cilësinë e jetës së komuniteteve lokale përgjatë Vjosës.

“Pellgu i lumit Vjosa njihet në nivel ndërkombëtar për vlerat e tij unike të trashëgimisë natyrore, por është gjithashtu edhe një zonë me potencial të madh për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Me rastin e vizitës së Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s në Shqipëri në mars të këtij viti, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi se së shpejti do të fillojë puna për të përgatitur dosjen për regjistrimin e Vjosës si Rezervë Biosferike e UNESCO-s”, tha Kadare.

Rezervat e Biosferës, sipas saj, “promovojnë zgjidhje të balancuara, ku mbrojtja e biodiversitetit është e ndërthurur me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore”.

Ambasadorja Kadare theksoi se roli i tyre është i rëndësishëm jo vetëm për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore, por edhe për sinergjinë ndërmjet mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik e turizmit të qëndrueshëm.

Ambasadorja informoi se puna për përgatitjen e dosjes do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e UNESCO-s, të cilët do të ndihmojnë autoritetet shqiptare në përcaktimin e zonës së mbrojtur dhe përgatitjen e aplikimit. “Së shpejti UNESCO do të dërgoje edhe një mision këshillues në Shqipëri”, informoi ajo.

Kadare rikujtoi se qeveria shqiptare ka garantuar ndërkaq mbrojtjen e lumit Vjosa, duke e shpallur atë Park Kombëtar në mars të këtij viti.

Ambasadorja sqaroi po ashtu edhe ndryshimet midis pasurive natyrore dhe kulturore të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore si në rastin e Butrintit, rajonit të Ohrit apo qendrave historike të Beratit dhe Gjirokastrës dhe Rezervave Biosferike të UNESCO-s.

“Pasuritë e regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s janë vende të cilat njihen për bukurinë dhe vlerat e tyre të jashtëzakonshme universale, për shkak të veçorive të tyre natyrore (peizazhe mahnitëse ose ekosistemet unike), ose për shkak të rëndësisë së tyre kulturore dhe historike, si monumentet antike ose ndërtesat historike”, tha ajo.

Sipas Kadaresë, qëllimi kryesor i Konventës së Trashëgimisë Botërore është të mbrojë sa më mirë dhe pa i ndryshuar këto vende të jashtëzakonshme, të cilat nuk janë të rëndësishme vetëm për vendin të cilit i përkasin, por për të gjithë njerëzimin, në mënyrë që brezat e ardhshëm të mund t’i shijojnë ato sa më gjatë, por dhe të mësojnë prej tyre.

Ndërsa Rezervat e Biosferës së UNESCO-s, të krijuara në kuadër të programit MAB (Man and the Biosphere), sipas ambasadores, janë zona ku mbrojtja e natyrës gërshetohet në mënyrë të ekuilibruar me jetën dhe zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale që banojnë aty.

“Rezervatet Biosferike kanë për qëllim të gjejnë zgjidhje kreative se si njerëzit mund t’i përdorin burimet natyrore në mënyrë të qëndrueshme, gjithnjë duke mbrojtur mjedisin natyror. Pra ndryshe nga pasuritë e Trashëgimisë Botërore, Rezervatet Biosferike nuk zgjidhen gjithmonë sepse janë vende me vlera të jashtëzakonshme, por sepse mund të na mësojnë se si njerëzit të jetojnë në harmoni me natyrën”, theksoi ajo.

Kadare theksoi se “si vendet e Trashëgimisë Botërore ashtu edhe Rezervat e Biosferës synojnë të mbrojnë trashëgiminë natyrore dhe kulturore dhe dallimi kryesor qëndron në fokusin dhe qasjen e tyre”.

“Lista e Trashëgimisë Botërore thekson mbrojtjen e vlerës se jashtëzakonshme universale, ndërsa Rezervat e Biosferës integrojnë mbrojtjen me zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshijnë komunitetet lokale në proces”, shtoi ajo.

Në vitin 2014, Shqipëria regjistroi po ashtu edhe zonën e Liqeneve të Ohrit dhe Prespës, si “Rezervat ndërkufitar të biosferës” mbrojtur nga UNESCO-s, së bashku me Maqedoninë e Veriut.

Sipas ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, liqenet e Ohrit dhe të Prespës janë nga liqenet me te lashte ne Evrope  dhe  zona dallohet për një biodiversitet shumë të pasur dhe një ekosistem unik.

Kadare solli në vëmendje po ashtu se ekziston ndërkaq një bashkëpunim i pasur midis UNESCO-s dhe Shqipërisë lidhur me menaxhimin e ujërave të ëmbla.

“Ka disa projekte që po zbatohen, që nga menaxhimi i ujërave nëntokësore në pellgun e lumit Drin, e deri te administrimi i akuiferëve bregdetarë dhe ekosistemeve që lidhen me zonën ujore ndërkufitare te lumit Buna “, tha ajo.

Një nismë e re rajonale për menaxhimin e ujërave nëntokësore, sipas ambasadores, u nënshkrua në janar 2023.

Ajo theksoi se me ndihmën e UNESCO-s, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi do të bashkëpunojnë për të mbrojtur dhe përdorur në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë, ujërat e sistemit karst Dinarik dhe për të mbrojtur natyrën që e rrethon.

“Këto projekte nuk kanë vizibilitet për publikun e gjerë pasi janë tepër teknike, por në fakt kanë një rëndësi jetike pasi menaxhimi efikas i ujit të pijshëm është sot një prioritet global absolut, për më tepër kur parashikimet janë që deri në vitin 2025, gjysma e popullsisë së botës do të jetojë në zona që përballen me mungesë uji”, u shpreh Kadare për ATSH./ KultPlus.com

Magjia e dëborës në Shelegur të Leskovikut

Rezervati natyror i Gërmenj-Shelegurit është një vend turistik, i cili ndodhet në rrethin e Kolonjës drejt rrugës për në Leskovik, i rrethuar me male dhe me një natyrë tepër piktoreske.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa foto nga magjia e dëborës në Shelegur, një destinacion mjaft tërheqës edhe për vizitorët.

Për të shkuar drejt këtij vendi turistik duhet të ndiqet rruga kombëtare Korçë-Ersekë-Leskovik.

Zona ofron pamje mbresëlënëse me liqenin e Shelegurit, një panoramë e mrekullueshme që ndërthuret me kreshtat e vargmaleve të Nemërçkës.

Atraksione të tjera turistike janë edhe rrënojat ilire dhe ujëvara e Leskovikut. Turistët e zgjedhin këtë destinacion edhe për të eksploruar larg zhurmë dhe mes ajrit të pastër e natyrës së mrekullueshme, apo për të shijuar ushqimin e tradicional. / KultPlus.com

Gjakova në finale të Kampionatit Evropian, siguron medaljen e parë në Prishtinë


Është duke u zhvilluar Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë po organizohet në Kosovë.

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova është kualifikuar në finale të këtij kampionati, duke ia siguruar medaljen e parë Kosovës.

Ai ka mposhtur xhudistin, Petru Pelivan.

Derisa, Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi do të garojë në repesazh për medaljen e bronztë. / KultPlus.com