“Sweet but Psycho” e shqiptares Ava Max, renditet si hiti më i madh i vitit 2019 sipas “Chart Data”

3 Prill, 2019 - 11:30 am

Sukseset nuk kanë të ndalur për shqiptaren e suksesshme jashtë trojeve shqipfolëse, Ava Max.

Që me debutimin e saj me hitin “Sweet but Psycho”, Ava Max është shndërruar në emrin më premtues të muzikës internacionale.

Është pikërisht kjo këngë e cila është cilësuar nga “Chart Data” si hiti më i madh i vitit 2019 deri më tani, në Mbretërinë e Bashkuar.

E emocionuar me këtë sukses, shqiptarja ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një fotografi të kësaj liste, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Faleminderit për të gjithë fansat e mi në Mbretërinë e Bashkuar. Kam kaq shume dashuri për ju”.

Foto: Ava Max/InstaStory

Ndërsa më pas, ajo duket se i ka hedhur një sy edhe shifrës së klikimeve të këngës në “Spotify”.

“Sweet but Psycho” numëron deri më tani mbi 466 milionë klikime në platformën më të madhe të muzikës, ndërsa sipas kësaj statistike ka rreth 23 milionë dëgjues në muaj.

Foto: Ava Max/InstaStory

Ava Max është me prejardhje nga Shqipëria, dhe që nga viti i kaluar ka shënuar rritje të dukshme në karrierën e saj. /Telegrafi/ KultPlus.com

A

Të ngjajshme