Veprat e fshehura të Franz Kafka-s mund të publikohen së shpejti

19 Prill, 2019 - 10:40 am

Një numër i veprave të Franz Kafka-s të papublikuara dhe të fshehura për një kohë të gjatë mund të publikohen së shpejti, pas një beteje të gjatë mbi pasurinë e tij letrare që ka tërhequr krahasime me disa nga tregimet e tij surreale.

Një gjykatë në Cyrih përkrahu vendimin e Izraelit në një seancë javën e kaluar duke vendosur se kutitë e ruajtura dhe përmbajtjet e tyre duhet të transportoheshin në bibliotekën kombëtare të Izraelit.

Veprat mund të hedhin dritë në një nga figurat më të errëta të letërsisë, një hebre gjermanfolës nga Praga, pasuria kulturore e të cilit ka shkaktuar kundërshtime të mëdha mes Izraelit dhe Gjermanisë.

Ekspertët kanë spekuluar se kutitë mund të përfshijnë përfundime të disa nga veprave më të mëdha të Kafkas,  shumë prej të cilave ishin të papërfunduara kur u publikuan pas vdekjes së tij.

Gjykata supreme e Izraelit ka zbuluar një koleksion të dorëshkrimeve të Kafkas, të cilat ishin të fshehura në një kasafortë në një nga bankat e Izraelit dhe në një apartament në Tel Aviv. Por, tani vendimi i Zvicrrës mund të përfundojë bashkimin e gjithë koleksionit të veprave të njohura të Kafka-s.

Kafka, emri i të cilit është bërë mbiemër për të përshkruar procese të padepërtueshme ligjore ose burokratike, ishte i njohur për tregimet e tij ku protagonistë të zakonshëm përballeshin me ngjarje misterioze. Në librin e tij “Procesi”, një punonjës i bankës vendoset në një gjykatë torturuese, pa i ditur kurrë akuzat që janë ngritur kundër tij./Kosovalive360/ KultPlus.com

Të ngjajshme