“Meeting of Styles’ krijon parkun e parë urban të grafitit në Kosovë

24 Korrik, 2019 - 11:00 am

Së bashku me mirëpritjen e gati 188 artistëve botërorë, “Meeting of Styles” (MOS) në Kosovë në fund të korrikut është duke krijuar parkun e parë urban të grafitit në Kosovë.

Nënkalimi i Dragodanit tek shinat e trenit do të transformohet në hapësirë artistike, ku artistët do të krijojnë art në muret anësore, ndërsa line-up i hip hop artistëve do të jetë nga më te pasurit që është dëgjuat ndonjëherë. Përveç këtyre aktiviteteve, vizitorët do të mund të shijojnë pije dhe ushqim të veçantë si dhe të blejnë produkte nga dizajnerët më urbanë të Kosovës.

Shinat e trenit që deri para 1999 dërgonin kosovarët në Evropë, nga 26 deri me 28 korrik 2019 do të sjellin Evropën e botën sërish në Prishtinë.

MOS në 2019 është shndërruar në më shumë se një festival për Prishtinën, duke realizuar ndryshime rrënjësore në zonat e braktisura të kryeqytetit. Ekipi i festivalit, pas tre muaj angazhim në instalimin e infrastrukturës në hapësirën e përzgjedhur për trajtim, tani ka filluar të marrë formë shndërrimi në këtë pjesë ku do të njihet si tuneli i grafiteve.

Emra botërorë të artit urban, si dhe artistë të tjerë special gjatë tri ditëve të festivalit, do të jenë atraksioni kryesorë i festivalit mirëpo në “Meeting of StylesKosova” nuk do të mungoj aspunëtoria n’tren, panairi i artistëve, dyqani me suvenire interesante të brendit MOS, si dhe performancat e mbi 30 reperëve dhe DJ-ve mysafirë.

“Meeting of Styles” Kosova do të filloj këtë të premte, nga 26 deri më 28 korrik, në afërsi të stacionit të trenave të Prishtinës. Ngjarja do të jetë e hapur për të gjithë, nga ora 10:00 e mëngjesit deri më 23:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme