Këngëtari i famshëm francez i bën ftesë Erza Muqollit, performojnë bashkë në skenë madhështore

10 Dhjetor, 2019 - 11:22 am

Ajo është padyshim një nga emrat e rinj më premtues në fushën e muzikës, shkruan KultPlus.

Kosovarja deri më tani ka punuar në disa këngë të përmbledhura në album, kënga e saj “Je Chanterai” u dëgjua dhe u pëlqye mjaft.

Pas sukseseve, Erza së fundmi ka arritur ta ndajë skenën me Patrick Bruel që është njëri nga këngëtarët dhe tekstshkruesit më të famshëm francezë. Vet këngëtarja në rrjetin e saj social Facebook, ka njoftuar publikun se ka qenë pjesëmarrëse në koncertin e madh që e organizoi Bruel, i cili i bëri ftesë Erzës për të kënduar bashkë me të.

Perofrmanca është dhënë në televizionin francez TFI, ndërsa më poshtë KultPlus sjellë videon ku Erza këndon bashkë me francezin Bruel. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/ErzaOfficiel/videos/573444373487831/

Të ngjajshme