‘Po ju dhuroj sot një minutë e pesë sekonda art nga ai që është më i çmuar se floriri’ (VIDEO)

21 Mars, 2020 - 10:41 pm

Petrit Ruka

Në kohë të vështira të gjithë duhet t’i japim diçka njeri – tjetrit. Po ju dhuroj sot një minutë e pesë sekonda art nga ai që është më i çmuar se floriri (po që vlen sa një orë a një jetë) nga thesari im i vogël arkivor që e ka emrin “Kadri Roshi”. Një interpretim të tij me një poezi të famshme të Lasgush Poradecit, xhiruar në Butrint 23 vjet më parë (1997) gjatë xhirimit të dokumentarit tim “Butrinti i gjallë” kushtuar kësaj legjende të aktrimit shqiptar. Më lart se sa kaq, ka vetëm qiell, thotë një miku im poet për artistë të tillë.
Shikim të mbarë!

Petrit Ruka./KultPlus.com

https://www.facebook.com/petrit.ruka/videos/10217075796107751/

Të ngjajshme