Nesër prezantohet ekspozita “Uniforma Blu gjatë Pandemisë Covid-19” në Prishtinë

7 Shtator, 2020 - 8:30 pm


Nesër në Prishtinë do të prezantohet ekspozita “Uniforma Blu gjatë Pandemisë Covid-19, shkruan KultPlus

“Kjo ekspozitë është realizuar nga OJQ “CULTURAT” Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Këtu keni postimin e plotë:

“Të nderuar, 

Nesër me datë 8 shtator 2020, me fillim prej orës 12:00, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë do të prezantohet ekspozita: “UNIFORMA BLU GJATË PANDEMISË COVID-19”. 

Përmes kësaj ekspozite do të pasqyrohet një pjesë e punës së Policisë së Kosovës, prej momentit të shfaqjes së rastit të parë, në Kosovë, me virusin COVID-19, gjatë periudhës së karantinimit dhe deri më tani kur po shërbejnë me orarë të zgjatur (12 orësh).

Kjo ekspozitë është realizuar nga OJQ “CULTURAT” Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ju mirëpresim!”/ KultPlus.com

Të ngjajshme