Ed Sheeran së shpejti me bend muzikor

1 Qershor, 2021 - 1:57 pm

Ylli i njohur i muzikës, Ed Sheeran, ia ka shtuar një bend muzikor performancave të tij live.

Kantautori 30-vjeçar, për të bërë muzikë në skenë gjithmonë e ka shfrytëzuar pajisjen e njohur me emrin ‘loop’, por tani thotë se mendon që ka nevojë për një bend të plotë për të sjell performanca sa më të mira.

“Për herë të parë do ta shfrytëzojë një bend për të më shoqëruar në skenë, dhe më duket sikur një fazë e re në karrierën time. Më herët kam interpretuar i shoqëruar nga një bend, vetëm kur më është kërkuar nga emisionet televizive. Unë kam 15 vjet që performojë me pajisjen ‘loop’ dhe tani doja të provoja diçka më ndryshe. Ajo që më dukej si pjesa më e dobët e turneut tim, ishte se disa nga këngët e mia kishin vërtetë nevojë për një bend, që të tingëllonin më mirë”, ka deklaruar këngëtari.

Ed Sheeran ka një vit e gjysmë që është shkëputur nga muzika për t’u fokusuar në familjen e tij, Gruan Cherry Seaborn dhe vajzën e tyre të vogël, Lyra Antarctica.

Gjatë kësaj pauze ai po ashtu ka punuar rreth albumit të katërt muzikor, dhe sipas parashikimeve të tij kënga me të cilën në njëfarë forme rikthehet në skenë, do të jetë shumë më ndryshe.

Ylli i hitit “Castle on the Hill” i cili shquhet si një prej muzikantëve më të mëdhenj në botë, albumin e fundit e lansoi në vitin 2019. Me titull, “No.6 Collaborations Project”, ky album ishte i mbushur me yje të njohur të skenës, si Stormzy, Justin Bieber, Camila Cabello, Cardi B dhe të tjerë.

Kurse në dhjetor të vitit 2020, Sheeran i trajtoi fansat me një videoprojekt të ri me titull “Afterglow”. Kënga i numëron më shumë se 87 milionë klikime në platformën muzikore. /koha/ KultPlus.com

Të ngjajshme