Ish-Miss Universe nga Shqipëria përkrah Jennifer Lopezit

31 Janar, 2018 - 11:30 am

Me një të kaluar prej Miss-i, pamja e saj natyrale e liston Adrola Dushin ndër femrat më të bukurat e Shqipërisë.

Ish-Miss Universe Albania është duke zhvilluar karrierën e saj si modele në SHBA. Dhe fati e ka takuar me divën latine me famë botërore, Jennifer Lopez.

Adrola ka ndarë në rrjetet sociale foto duke pozuar përkrah J-Lo-së në tapetin e kuq të një eventi të rëndësishëm.

E kush nuk do të dëshironte të ishte krah divës së muzikës latine…!

Adrola është nëna e një djali dhe tashmë është duke korrur sukses në botën e modës përtej Atlantikut./ KultPlus.com

Gorgeous @jlo #foreoxcalibash @foreo

A post shared by Adrola Dushi (@adroladushi) on

Të ngjajshme