Sot ndahen çmimet në fushën e artit pamor

15 Qershor, 2022 - 9:14 am

Sot në ora 14:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, do të organizohet ceremonia e ndarjes së Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe çmimit vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor.

Laureat i çmimit “Muslim Mulliqi” sivjet është Akademik Rexhep Ferri.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve do të marrë pjesë edhe Ministri Hajrulla Çeku. / KultPlus.com 

Të ngjajshme