Gërshetat, ky stilim flokësh që u rezistoi mileniumeve

Gërshetë, Kocel, Bistek janë emërtime shqiptare të një lloj stilimi floku i cili u ka mbijetuar shekujve dhe mileniumeve. Realizimi i një bisteku nënkupton thurjen e fijeve të flokut, i cili në varësi të formës dhe stilit shpreh natyrën elegante, të “egër”, statusin, moshën, gjininë, llojin dhe pushtetin e një gruaje, shkruan Kult Plus.

Ky lloj stilimi i flokut, ka pësuar ndryshime përgjatë viteve, e po ashtu është përdorur ndryshe nga kultura të ndryshme, por përkundër kësaj gërsheti vazhdon të përdoret edhe në ditët e sotme

Studimet tregojnë se ky lloj arti në flokë daton qysh nga viti 3500 para erës së re, për vërtetësinë e të cilave flasin fotografitë e skalitura në muret e shpellave në shkretëtirën e Saharës./KultPlus.com/

Të ngjajshme