18 muaj pas ngjarjes tragjike, rikthehen xhirimet e filmit “Rust”

20 Prill, 2023 - 4:30 pm

18 muaj pas ngjarjes tragjedisë, ku mbeti e vrarë aksidentalisht fotografja, Halina Haçins, gjatë xhirimeve në New Mexico, kasti i filmit uestern “Rust”, rikthehen në sheshxhirim.

Aktori Alec Baldwin pritet po ashtu të rikthehet në Montana në javët në vijim, me rolin e tij, vetëm 2 javë para se në New Mexico të nisë gjyqi, për të vendosur nëse ai do të dënohet për vdekjen e Haçins në tetor të 2021 apo jo.

7 muaj më parë, Baldwin arriti një marrëveshje me bashkëshortin e Haçins, sipas të cilës iu dha drita jeshile rikthimit të xhirimeve të filmit “Rust” me të njëjtin subjekt, me të njëjtët aktorë dhe të njëjtin regjisor, Joel Souza, që në ngjarjet e 2021 mbeti po ashtu i plagosur.

 Po sipas marrëveshjes, Haçins është emëruar producent ekzekutiv i filmit. / KultPlus.com

Të ngjajshme