Arbëreshët e Kroacisë këndojnë nga përmbledhja ‘Arbanaski slavuji’ (VIDEO)

7 Prill, 2018 - 10:59 am

Arbëreshët e Kroacisë nuk harrohen kurrë.

Arbanasi është vendbanim në juglindje të gadishullit të Zarës, sot pjesë e qytetit të Zarës. Ky vendbanim është krijuar në shek. e 18 me ardhjen e shqiptarëve nga viset jugore të Liqenit të Shkodrës në tri faza të shpërnguljes (në vitin 1726, 1727 dhe 1733). Banorët e këtij vendbanimi e kanë ruajtur gjuhën e të parëve, me përzierje të kroatishtes dhe dialektit të Venetos.

Po e sjellim këtu një këngë të kënduar nga Arbëreshët e Kroacisë, nga përmbledhja “Arbanaški slavuji”.

Sot, bashkësia e arbëreshëve është e shpërndarë nëpër Kroaci. Vendbanimet e tyre të para ishin Arbanasi i Zarës dhe disa fshatra rreth Zarës, përkatësisht Zemunik, Dračevac, Crno, Ploča, etj. Fshati Arbanas e morri emrin nga themeluesit e tij, shqiptarët.

Arbëreshët dihet se janë vendosur në këto zonën gjatë dy periudhave të ndryshme të mërgimeve; e para në vitin 1655 dhe e dyta në votet 1726–1733. Këta banorë thuhej se ishin pjesë e fisit të Kastriotëve, një nga fiset e shumta të shqiptarëve të veriut.

Të ngjajshme