Ambasadori Rohde: Kosova është në rrugë të mbarë për reduktimin e ngrohjes globale

27 Nëntor, 2023 - 2:30 pm

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes platformës X, ka përgëzuar Kosovën për mënyrën sesi po i qaset problemit të ngrohjes globale duke krijuar stimuj për investime të gjelbra.

Rohde është shprehur se reduktimi i ngrohjes globale nuk është i mundur pa tranzicion.

”Më pak se 1 javë për të shkuar në konferencën kryesore të këtij viti për ndryshimet klimatike: COP28! Reduktimi i ndikimit të ngrohjes globale nuk është i mundur pa tranzicionin e energjisë. Është mirë të shohësh që Kosova është në rrugë të mbarë, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra”, ka shkruar ai. / KultPlus.com

Të ngjajshme