Kurti nderon regjisori Dhimitër Anagnosti: “Ia dhuroi kinemasë botërore karakteret që flasin shqip gjuhën e filmit”

3 Shtator, 2025 - 9:20 pm

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve të hapur në nderim të regjisorit të madh shqiptar Dhimitër Anagnosti, në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Me këtë rast, ai u prit nga ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.

Në shënimin e tij, Kurti theksoi ndikimin e veprës së Anagnostit në breza të tërë:

“Me filmat e Dhimitër Anagnostit jemi rritur – si fëmijë që ishim, si popull që jemi, si kinematografi që u bëmë.”

Ai shtoi se trashëgimia artistike e regjisorit e ka vendosur kinemanë shqiptare në hartën botërore:

“Regjisori dhe skenaristi Anagnosti ia dhuroi kinemasë botërore karakteret që flasin shqip gjuhën e filmit. I jemi përjetë mirënjohës!”/KultPlus.com

Të ngjajshme