Kafeja e mengjesit

1 Dhjetor, 2018 - 6:00 pm

Poezi nga Jasques Prevert.

Ai hodhi kafe

Në filxhan

Hodhi qumësht

Në filxhanin e kafesë

I hodhi sheqer

Kafes me qumësht

Me lugën e vogel

E përzjeu

E piu kafen

Dhe vuri filxhanin mbi tavolinë

Pa më folur

Ndezi një cigare

Bëri rrathë

Me atë tym

Shkundi hirin

Në taketuke

Pa më folur

Pa më shikuar

U ngrit

Vuri kapelen në kokë

Veshi xhaketën e shiut

Sepse binte shi

Dhe doli jashtë

Nëpër shi

Pa një fjalë

Pa më shikuar

Dhe unë

Futa kokën

Mes duarve

Dhe qava.KultPlus.com

Të ngjajshme