Alketa Xhafa-Mripa takohet me Angelina Jolie (FOTO)

23 Nëntor, 2018 - 9:41 pm

Artistja bashkëkohore kosovare, Alketa Xhafa-Mripa e cila jeton dhe vepron ën Londër, jo rrallë ka befasuar me punën e saj dhe zëri i saj është dëgjuar në botë, shkruan KultPlus.

Takimet e Alketës më personalitete të njohura botërore nuk kanë munguar, madje disa prej tyre kanë vizituar ekspozitat e instalacionet e saj.

Por, Alketa tashmë është takuar edhe me aktoren e famshme botërore Angelina Jolie.

Takimi i tyre ka ndodhur në Fighting Stigma Through Film ku të dyja ishin të pranishme.

Një fotografi nga ky moment e ka shpërndarë në Facebook Orgesa Arifi.

“Fotografi e turbullte e Alketa Xh M dhe Angelina Jolie ne Fighting Stigma Through Film.
AngJi oshte me se krenare qe Kosova lufton stigmen permes filmografise dhe artit ne Kosove 🙂.
Happy Friday everyone! — attending Fighting Stigma Through Film at BFI Southbank Belvedere Road, London, SE1 8XT.”, ka shkruar Arifi.

Alketa Xhafa Mripa ka përfunduar studimet në “Central Saint Martins” dhe Histori të Artit në “Tate Modern”, Londër.

E ardhur si studente në Londër, Alketa u kthye në refugjate kur shpërtheu lufta e Kosovës 1998-1999.

Që atëherë ajo ka shfaqur punën e saj në ekspozita në mbarë Evropën, duke përfshirë Berlinin, Londrën, Italinë, Portugalinë dhe Kosovën e saj të lindjes, ku ajo fitoi njohje më të gjerë për instalimin e saj artistik ‘Thinking of You’.

Arti i saj vjen nëpërmjet formave të ndryshme si filmave, instalacioneve, pikturave dhe fotografive, gjithnjë duke promovuar pavarësinë e gruas dhe duke kthyer vëmendjen në sjelljet redukcioniste të shoqërive shtypëse.

Ndërsa me punën e saj të titulluar ‘Refugees Welcome’, Alketa kërkonte të rikrijojë ndjenjën e mikpritjes që ajo vetë përjetoi si refugjate në Britani të Madhe. / KultPlus.com

Të ngjajshme