Arti i Shuk Oranit në Tribeca të Nju Jorkut

8 Tetor, 2019 - 3:15 pm

Vetëm pak kohë më parë “Wall Street Journal” shkruante për një skenë të re të artit bashkëkohor në Lower Manhattan. Nëse para 40 viteve SoHo ishte “Hot Spot”-i i ri artistik, tash po paraqiten gjithnjë më shumë iniciativa të tilla në Tribeca.

Kështu, për fillimin e kohës verore atje po hapet ekspozita “Equinox”, në 7 Franklin Place, e kuratuar nga Shane Townley, Cathy Condon dhe Alekjandro Don nga “New York Art Foundation”. Në këtë ekspozitë prezantohen vepra të zgjedhura  të artistëve multimedialë, në mesin e të cilëve dhe Shuk Orani, Evan Sebastian Lagache, Alou Dia, Kevin Champeny, Patti Samper dhe Katerina Ganchak.

Këta artistë, në pozicionet e tyre eksperimentojnë me koncepte dhe tema që lidhen me rilindjen dhe ripërtëritjen, duke drejtuar me këtë rast vëmendjen nga potenciali i artit, që t`u shërbejë njerëzve në ciklet e tyre të ndryshme jetësore, si burim relaksues dhe rigjenerues.

Hapja e ekspozitës bëhet më datë 4 prill në ora 18:00, ndërsa do të qëndrojë e hapur deri më datë më 29 prill 2019, nga e hëna deri të dielën, nga ora 12:00 deri në orën 17:00, në New York Art, 7 Franklin Place, New York, NY 10013. /KultPlus.com

Të ngjajshme