“Artist në karantinë” sjell portretet unike të Arbnor Karalitit

10 Prill, 2020 - 10:45 am

Në këto ditë izolimi për qytetarët, Galeria Kombëtare e Kosovës po mundohet që përmes formave të ndryshme të sjell artin sa më pranë jush, shkruan KultPlus.

Përveç serisë së Muzeut Virtual ku po shpalos punime të koleksionit te GKK-së, të përcjellura me tekst përshkrues nga kuratori Zeni Ballazhi, Galeria Kombëtare e Kosovës po zhvillon edhe një “ekspozitë virtuale” përmes së cilës po shpalos punime të artistëve aktivë në këtë kohë karantine  të quajtur “Artist në karantinë”.

“Artist në karantinë” kësaj radhe na sjell Arbnor Karalitin me portretet e tij unike të shoqërisë së tij në vende të zakonshme. Ai e pasqyron realitetin e gjeneratës së tij duke i glorifikuar momentet e rëndomta, që në kohë karantine duken më të vërteta se kurrë.

Arbnor Karalit është artist vizuel i cili vepron në Prishtinë.

Deri më tani në këtë ekspozitë virtuale janë prezantuar punimet e artistëve si: Jakup Ferri e Lorik Sylejmani. / KultPlus.com

Të ngjajshme