Artisti Agim Salihu bëhet shkak që flamuri i Kosovës të valojë në Kinë

9 Gusht, 2019 - 3:30 pm

Artisti, Agim Salihu është bërë shkak që flamuri i Kosovës, të valojë në Kinë. Kjo është hera e parë që në një manifestim internacional, me rëndësi, të vendoset flamuri i Kosovës, përcjellë KultPlus.

Në, China Printmaking Museum, vazhdon të mbahet – Bienali Internacional i Grafikes Artistike. Ju përkujtojmë se në edicionin e shtatë, për këtë bienale, kanë konkurruar mbi 3000 artiste nga mbarë bota me 5475 punime. Juria profesionale e përbërë nga 13 anëtarë ka punuar në dy faza të veçanta dhe i ka përzgjedhur 300 artistë nga mbarë bota në mesin e të cilëve është edhe artisti kosovar Agim Salihu.

Në video janë pamjet ekskluzive nga – Bienali Internacional i Grafikës në, China Printmaking Museum. Këto pamje janë marrë nga faqja zyrtare e Guanlan International Print Biennial.

Vepra e Agim Salihut e cila është ekspozuar në Bienalen Internacionale në Kinë, pas ekspozitës do të mbetet në koleksionin e veprave kulminante në China Printmaking Museum. Çfarë mund të bëjë arti nuk mund të bëjë politika.

Ky është suksesi i radhës i artistit Agim Salihu pas suksesit në, Tokyo International Graphic Trienial, në vitin 2018 dhe 2015, ku veprat e tij janë në koleksionin e veprave kulminante në, Tama Art Museum Tokyo – Japoni, Adogi Tailer Fort Museum Cadaques, Barcelona etj. Gjatë tre viteve të fundit, Agim Salihu, është shpërblyer katër herë me çmimet e jurisë në ekspozita ndërkombëtare. / KultPlus.com

Të ngjajshme