Artisti shqiptar Arjan Shehaj hap ekspozitën personale “Forme Pensiero”

20 Nëntor, 2021 - 11:30 am

Është hapur mbrëmjen e djeshme në Milano ekspozita personale e piktorit shqiptar Arjan Shehaj. “Forme Pensiero” propozon pastërtinë e gjestit, gatishmërinë për të vizatuar, një thjeshtësi kompozicionale që lind mbi të gjitha nga nevoja për zbulim, ku çdo rresht shfaqet si një rrugëtim imagjinar në një rrugë që ka nisur pak kohë më parë. Mes të pranishmëve në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm edhe artistë të tjerë shqiptarë si fotografet Erdiola Mustafaj e Abi Shehu, artistet Armando Xhomo, Ad Karakashi e Erjon Nazeraj, stilisti  Alfred Ejlli  soprano Anila Gjermeni etj.

Shehaj konsiderohet si një nga artistët më aktivë të brezit të tij. Lindi në 1989 në Patos. U diplomua në bachelor në pikturë nga Akademinë e Arteve të Bukura Brera dhe në 2015 u diplomua në master në të njëjtën Akademi. Ai ka realizuar dy ekspozita personale deri më sot në: Galeria “Bianchizardin” dhe “Geometrie poetiche”, “Galleria Marianne Wild Arte Contemporanea UnicA” si dhe shumë ekspozita kolektive. Ai ka qene pjese e disa rrezidencave artistike si: “Bocs Art”, residenza a “Cosenza”, e organizuar nga  Martedi Critici dhe Viafarini 35. Aktualisht jeton dhe punon në Milano.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 29 janar 2022 në Gallerinë “Bianchizardin” e cila ndodhet ne Marroncelli Art Design District – zona Stazione Garibaldi, një  nga qendrat historike dhe njëkohësisht me zhvillimin më energjik në Milanon e viteve 2000. Galeria drejtohet nga Andrea Zardin dhe Gaia Bianchi.  Andrea, gjenerata e tretë e një familje galeristësh, një vit më parë, në mesin e pandemisë, vendosi ti japë një kthesë radikale traditës së familjes që historikisht trajtonte art klasik. Promovimi i artisteve bashkëkohor u kthye në objektivin e tij. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme