займ на карту онлайн потребительский кредит

Bardha Goga, fotografja e cila shpalosi rrugëtimin e tokës karshi Covid-19

6 Prill, 2020 - 7:28 pm

Xhemile Hysenaj

Pandemia që ka kapluar një pjesë të madhe të botës, ka inspiruar shumë artistë të cilët përmes artit të tyre kanë bërë thirrje për vetdijësim ndaj virusit. Ndër këta artistë, është edhe fotografja nga Ferizaji, Bardha Goga, e cila përmes një sesioni fotografish ka tentuar të hedhë dritë mbi atë se çfarë po ndodhë me botën, si ishte në fillim të kësaj pandemie dhe si vazhdoi të zhvillohej më tutje, duke e shfrytëzuar kështu artin e saj si një thirrje për vetdijësim mbi atë se çfarë po ndodhë me planetin tonë, shkruan KultPlus.

Në këtë projekt të realizuar tash së fundi, Bardha për KultPlus tregon se ka paraqitur përballjen e tokës karshi COVID-19, që tashmë është bërë një situatë alarmante.

Ajo përmes shkrepjeve të saj ka paraqitur një storie të shkurtër, ku tregohet rrugëtimi i këtij virusi.

Faza e parë e virusit që paraqet tokën symbyllur dhe virusin tek e vëzhgon dhe tenton të arrijë te toka, fazë kjo që paraqet edhe neglizhencën e njerëzve ndaj faktit se ky virus duhej marrur seriozisht.

Në fazën e dytë është paraqitur përsëri toka symbyllyr dhe virusi tashmë i kapur me tokën duke e puthur atë në ballë. ‘Kështu kam tentuar të paraqes momentin kur toka filloi të sëmuret, kryesisht kur virusi lëshoi sëmundjen në tokë’, tregon Goga për KultPlus.

Ndërkaq në fazën e tretë, që shënon edhe fotot e fundit të këtij sesioni, paraqitet toka syhapur dhe gojëmbyllur, duke kërkuar ndihmë. ‘Edhe pse tashmë i ka të hapur sytë është shumë vonë pasiqë maska në gojën e tokës tregon që është shumë vonë tashmë që virusi është shpërndarë me të madhe’, tregon tutje Bardha Goga për KultPlus.

Secila fotografi është një thirrje në vete, shpalos një frikë, një dëshirë për njohje e një shqetësim për të ardhmen, e të gjitha fotografitë si tërësi transmetojnë një mesazh të vetëm.

‘Kur njerëzit nuk kanë ndonjë rrezik që ju kanoset drejpërdrejt, ata e neglizhojnë atë. Në tokë ndodhin shumë luftra, tërmete, uri e sëmundje të ndryshme, mirëpo njerëzit janë symbyllur deri në momentin kur janë të prekur direkt nga ndonjë dukuri negative. Njerëzit i hapin sytë, por zakonisht me vonesë’, shprehet Goga për mesazhin që ka tentuar të përçojë. / KultPlus.com

Të ngjajshme