Biblioteka Kombëtare e fotografuar nga Agron Nimani në mesin e fotografive me të mira të realizuara me dron

22 Mars, 2019 - 7:17 pm

Çdo vit SkyPixel zgjedh në mesin e shumë fotografive disa nga fotografitë më të mira të realizuara me dron duke i shpërblyer ato të cilat zgjedhën fituese. Edhe këtë vit ata kanë bërë të ditur 25 fotografitë me të mira në mesin e të cilave, në vendin e dhjetë, është fotografia e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës e realizuar nga Agron Nimani.

Kujtojmë se fotografi Nimani këtë vit pati hapur edhe ekspozitën e tij personale me fotografi të cilat u ekspozuan në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.

Çmimin e madh në këtë garë e fitoi Deryk Baumgartner i cili edhe u shpërblye me 12 mijë dollarë. Në fotografinë e tij shihet mali Sain Michael. Më poshtë mund të gjeni disa nga fotografitë fituese si dhe linkun për të parë 25 fotografitë më të mira./ KultPlus.com

https://www.boredpanda.com/best-drone-photography-contest-winners-2018-skypixel/?utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=BPFacebook&fbclid=IwAR235sRfTdnNLZBridYLyXorg78yFTp7jHlpzNP65tSQLNYowkR7SWVtNDM

Të ngjajshme