Blerta Aliu- Ahmeti, gruaja e suksesshme që fshihet pas kompanisë së planifikimit të eventeve “Glamour in”

2 Maj, 2018 - 10:59 am

Gili Hoxhaj

“Glamour in”, është kompania e planifikimit të eventeve që mbulon shërbimet për organizimin, planifikimin dhe dekorimin e eventeve. Kjo kompani i ka dhënë një pamje mahnitëse e plot shkëlqim çdo eventi që ia kanë besuar punën, qoftë në dekorim, qoftë dhe në planifikimi e organizim të eventeve.

Ngjyrat janë të zgjedhura më shumë finesë, kombinimi i tyre të bën të ndjesh rehatinë e ambientit, e të përjetosh atmosferën festive. Duke qenë e tillë, asaj ia kanë besuar punën shumë njerëz, të tjerë që kanë qëndruar në praninë e dekorimeve të “Glamour in”, e kanë ruajtur emrin e kësaj kompanie për momentet e tyre të veçanta. Lulet janë një veçanti që të bie fort në sy, mes të bardhës e jeshiles ato duket sikur kanë lulëzuar në këtë ambient dhe sapo janë nxjerrë nga kopshti. Kjo pasi që kompania bashkëpunon me ekspert te fushës se florës për aranzhime të luleve.

Kjo kompani e cila bën dekorimet brenda ambienteve të hapura, të cilave ua shton edhe më shumë gjallërinë e natyrës, ndërsa me lulet origjinale këtë freski e bart edhe në ambientet e mbyllura. Prapa suksesi të “Glamour in” është një emër gruaje, është Blerta Aliu- Ahmeti. Është ajo e cila çdo sfidë e hapë drejt suksesit e ka menaxhuar me përkushtim, me punë dhe duke reflektuar pozitivitet e vullnet edhe tek ekipi i saj që tashmë numëron mbi 10 punëtorë, të cilët janë profesionist të kësaj fushe por më shumë se kaq, ajo u ka dhënë hapësirë edhe njerëzve të cilët me talentin e tyre e kanë dëshmuar se mund t’iu përshtaten stilit të kompanisë e kërkesave të klientëve.

Blerta Aliu- Ahmeti krejt këtë rrugëtim nuk e ka pasur dhe të lehtë në një vend ku numri i grave që udhëheqin biznese është akoma në nivel të ulët të shifrave. Ajo shquhet për guximin për të besuar në atë që do të sjellë, përvoja ia ka dëshmuar se me sukses mund t’i kaloi ato sfida që i pranon. Krahas eventeve të ndryshme festive, kompania e saj kujdeset edhe për organizime të tjera si konferencat, shfaqjet, filmat e deri tek një projekt i cili ia ka hapur dyert kësaj kompanie edhe për projekte më të mëdha.

Festat e fundvitit janë periudha kur njerëzit kërkojnë ndreqim në ditët e ftohta derisa viti ikën. Përmes këtij ndriçimi, ata gjejnë ngrohtësi. Qindra qytetarë që kanë kaluar pranë Swiss Diamond, në fundvitin e 2017-ës e kanë gjetur këtë ngrohtësi në dritat e dekorimet e këtij hoteli. Shumë prej qytetarëve ruajnë fotografi nga ajo pamje që ndodhej në shesh të Prishtinës, ndërsa për Blerta Aliu- Ahmetin ky mbetet një nga projektet më të suksesshme në të cilin ajo dhe kompania e saj kanë punuar.

“Projekti më i madh në të cilin kemi punuar ndonjëherë është Swiss Diamond pasi që na u është besuar neve që ta dekorojmë gjithë ndërtesën, gjë që ka qenë një nga sfidat më të mëdha por së bashku me ekipin kemi punuar pa ndalur, në shi dhe borë”, tregoi Aliu- Ahmeti.

Menaxhimi i kompanisë dhe sfidat e Blerta Aliu- Ahmetit

Por jo të gjithë kishin besuar se prapa atij dekorimi dhe prapa kompanisë, mund të fshihet një grua. Disa njerëz që e kishin takuar Blertën pas këtij projekti, i kishin kërkuar asaj mundësinë për ta takuar “pronarin”, e kompanisë. Kjo kërkesë, ika bërë përshtypje Blertës, e cila ishte përballur me mendësinë e atyre që nuk besojnë në fuqinë e gruas për të udhëhequr suksesshëm një biznes. Blerta Aliu- Ahmeti përkundër irritimit nuk e mohon se kjo edhe e kishte bërë të ndihej krenare me punën e saj.

“Shprehja, “Thirrma pronarin”, më është ngulitur aq shumë në kokë dhe kjo qasje më ka penguar shumë sa që shpesh e përmend por në të njëjtën kohë edhe jam ndjerë krenare që kur projekt paska qenë aq i madh sa dikush të mendoi se një grua “s’mund” ta menaxhoi”, u shpreh ajo.

Shumë prej klientëve të saj, duket se qastet më gazmore të jetës i përjetojnë në një hapësirë parajse. Detajet që fshihen në dekorin e organizimeve tëkësaj kompanie, bëjnë që emocionet e festave të deshifrohen në lumturi. Ata të cilët i kanë besuar punën kompanisë së Blerta Aliu- Ahmetit, duhet të ndihen të zhveshur nga përgjegjësia e organizimit, pasi që “Glamour in” mundohet të shfrytëzoj çdo skutë të hapësirës për t’i dhënë magji ambientit.

“Glamour in”, një rrugëtim i ecjes në hap me trendët e reja

Blerta Aliu- Ahmeti është e diplomuar në nivelin bachelor dhe master në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë. Ajo tregoi se studimet i kanë ndihmuar në këtë fushë por që nga shkolla e mesme, ajo ka pasur ambicie që të udhëheq një biznes. Ideja për të filluar këtë rrugëtim të suksesshëm kishte lindur katër vite më parë ndërsa kishte rrjedhën në mënyrë shumë spontane. Eventin e parë e kishin filluar me një ditëlindje, pra me evente me të vogla për të ardhur sot edhe në evente më të mëdha, si dasma e zbukurimi i një nga hotelet në qendër të Prishtinës.

“Verën e vitit 2014 derisa po bisedonim me motrën na lindi si ide dhe në atë kohënumri i kompanive të tilla ka qenë i vogël. Atë kohë kanë qenë trend dhe personifikimi me një personazh që iu pëlqen fëmijëve dhe neve na tërhiqte si ide për shkak se na pëlqente edhe trendi në Europë, me Frozen”, tregoi Aliu- Ahmeti.

Blerta Aliu- Ahmeti tregon se e veçanta e gjithë këtij rrugëtimi është që nuk janë ndalur po janë munduar të ecin në hap me kohën dhe trendët e reja. Fillimisht e kishte filluar në bashkëpunim me motrën, Fatbardhën, e cila edhe sot e kësaj dite i ndihmon dhe më pas duke zgjeruar ekipin.

Skenografia në një film është po ashtu përmban shumë detaje që mund të bien në sy dhe ngjarjet janë pasqyrim i atyre që ndodhin në realitet. “Glamour in”, po ashtu është përkujdesur për një pjesë të filmit amerikan “The Kingdom” (“Mbretëria”) i James Mayerit qëështë realizuar në Kosovë me një kastë aktorësh kosovarë. Kjo eksperiencë në një fushë tjetër, është tejet e rëndësishme për pronaren e kompanisë “Glamour in”, dhe është një mundësi për të hyr edhe në projekte të tjera në këtë fushë.

“Kjo ka qenë një eksperiencë jashtëzakonisht e rëndësishme për neve që të jemi pjesë e një filmi”, u shpreh Aliu- Ahmeti.

Blerta Aliu- Ahmeti mes jetës së familjes e biznesit të saj, është munduar që në të dy anët të reflektoi dashuri. Ajo thotë se edhe atmosfera në kompaninë e saj, e ka bërë që ekipin e “Glamour in”, ta cilësoi si një familje të dytë.

“I kam përfunduar studimet në fushën e menaxhimit dhe i kam pritur këto sfida por nganjëherë i marr mbi supe disa sfida pa i menduar shumë. E di se përkundër ngarkesës, kur e marr përsipër një punë , kam një bindje që kur vetëm dëshiron diçka përkundër sfidave, do të ia arrish, nëse flet më pak dhe ankohesh më pak dhe gjithë energjinë e fokuson aty, do t’ia arrish”, tregoi Blerta-Aliu Ahmeti.

Ajo tutje tha se depërtimi është i vështirë por sfidat janë të pandalshme por ajo gjithnjëjep më shumë nga vetja për ta mbajtur biznesin e saj andaj pjesë e punës së saj është edhe motivimi i punëtorëve që ata të kenë energjinë e duhur pasi që i gjithë suksesi i kompanisë varet nga burimet njerëzore sa investon në ta sepse nëse i konsumon ata, nuk dalin gjërat e duhur.
“Brenda kompanisë është një frymë shumë e harmonizuar. Funksionojmë si familje dhe gjithë hapat i ndërmarrim bashkë. Duke qenë se natyra e punës është e tillë që kërkon shumë kreativitet, një mendje e vetme nuk mund t’ia dalë dhe gjatë gjithë kohës shkëmbejmë ide. Ata shumicën e kohës janë në terren”, tha Blera Aliu-Ahmeti.

Me ndihmën e motrës së saj, Fatbardhës me të cilën edhe e kanë filluar këtë rrugëtim, Blerta ka arritur të mbaj në këmbë tash e katër vite të “Glamour in”, dhe suksesin ia dedikon shërbimeve inovative që kanë sjellë dhe përpjekjet që dekoret t’ia dedikoi natyrës së personave që u trokasin në derë, duke u munduar që në çdo event të krijoi veçanti.

Lokacioni i “Glamour in” gjendet në rrugën Lekë Dukagjini, në lagjen Dardania, ndërsa këtë kompani mund ta gjeni edhe në Facebook dhe në Instagram. (Ky shkrim është i sponsorizuar)./ KultPlus.com

Të ngjajshme