Blerta Syla Surroi vjen me ekspozitë personale

9 Qershor, 2025 - 9:45 pm

“Tokë e trajtuar me dashuri” është ekspozita personale e Blerta Syla Surroit që do të sjell punën e saj artistike, shkruan KultPlus. 

Në këtë ekspozitë do të prezantohen punët e saj të fundit artistike që janë realizuar në qeramikë, dhe po kjo ekspozitë do të sjell një udhëtim estetik përmes materialit natyror, të formuar me ndjeshmëri dhe përkushtim artistik. 

Kjo ekspozitë do të hapet më 12 qershor, në ora 20:00 në Vila 1925 në Prishtinë./ KultPlus.com 

Të ngjajshme